Grupi Mediatik Mendimi

Grupi Mediatik Mendimi (GMM) ka për mision informimin e komunitetit më të madh fetar shqiptar. Nëpërmjet Radios Albania FM, Gazetës Mendimi, Botimeve Mendimi, dhe web tv “Albania TV”, plotësojmë nevojën njerëzore sot për tu njohur sidomos me Islamin e pastër. GMM bën pjesë në ato media të cilat  ngrenë lart nivelin e mendimit fetar të publikut dhe kontribuon në zhvillimin e shpirtit dhe vlerave fetare tek njerëzit.

Botimet “Mendimi” ku mund të përmendim disa broshura ose fletpalosje informative si edhe me fillimin e botimit të gazetës Mendimi, që u bë edhe konfirmim i intelektualeve myslimanë të konsoliduar edhe promovim i intelektualëve të rinj. Në fillim ajo shpërndahej falas në qytetin e Elbasanit kurse tani ajo shtrihet në të gjithë Shqipërinë e Mesme duke përfshirë kryeqytetin Tirana. Shpresojmë të botojmë edhe libra të ndryshëm autorialë ose të përkthyer.

gazetamendimi.com

logo e webitPortali u bë një tjetër dritare mediatike në botën e internetit ku publikohen lajme, shkrime e mendime. Si edhe publikohen arritjet e besimtarëve myslimanë në lemi të ndryshme të jetës. Tashmë është realizuar edhe aplikacioni për Android dhe IPhone Gazeta Mendimi dhe mund të shkarkohet falas në PlayStore dhe Appstore. Shumë shpejt shpresojmë në një version të dytë ta zhvillojmë për të mundësuar transmetimin e Albania FM Radio dhe Albania Televizion. Dhe nëse arrijmë të përdorim teknologjinë HDMI dhe Internet mund të jemi shumë shpejt në aparatet televizive, në shtëpitë e të gjithë myslimanëve shqipfolës kudo që janë.

xhamiambret.com

XHAMIAMBRETPortali 100% fetar arrin pas një pune kolosale të jetë ndër tre më të klikuarit, dhe për nga rëndësia dhe cilësia e publikimeve padyshim që është më i miri përsa i përket  websiteve shqipfolëse.

Botimet Mendimi

Foto GazetaBotimet “Mendimi” ku mund të përmendim disa broshura ose fletpalosje informative si edhe me fillimin e botimit të gazetës Mendimi, që u bë edhe konfirmim i intelektualeve myslimanë të konsoliduar edhe promovim i intelektualëve të rinj. Në fillim ajo shpërndahej falas në qytetin e Elbasanit kurse tani ajo shtrihet në të gjithë Shqipërinë e Mesme duke përfshirë kryeqytetin Tirana. Shpresojmë të botojmë edhe libra të ndryshëm autorialë ose të përkthyer.

Radio AlbaniaFM

PNGRadio “Albania Fm” e cila trashëgoi Radion Mendimi zuri shpejt vend kryesor në mesin e radiove shqiptare dhe dhe tani pas 9 muajve punë të pandërprerë mund të thuhet pa frikë se është më e dëgjuara përsa i përket radiove fetare. Ajo transmeton në të gjithë Shqipërinë e Mesme dhe nëpërmjet internetit arrin në të gjithë botën.

AlbaniaTV

VektorTelevizioni hyn tek të ashuquajturat arte pamore. Në vendin tonë televizioni ka zënë një hapësirë të rëndësishme. Duke qenë një vend me të ardhura të mesme-të ulëta sipas sondazheve kemi një shikueshmëri të televizionit me rreth 5-6 orë në ditë për njeri. Në kohën e mediave digjitale ku mjetet dhe mënyrat e komunikimit janë të shpeshta dhe të shumëllojshme, jo vetëm është e rëndësishme çfarë do të trasmetohet por edhe sa tërheqje do të ketë nga publiku. Pra sot gjithkush e ndjen veten  webmaster, burim lajmesh apo opinionbërës, dhe dëshiron që të pyetet sa më shumë dhe që  është më e rëndësishme pjesmarrja e tij në emisione të ndryshme, në debate televizive, por edhe në konkurse. Pra televizioni të jetë Interaktiv. Mos kemi një shkëmbim të dhënash vetëm në një drejtim por në të dyja drejtimet. Sot interneti dhe aparatet e ndryshme  (pc, laptop, tablets, smartphone etj.) na mundëson  këtë lloj platforme për shikuesit në çdo vend.  Web-TV “Albania TV” është një risi në rrjetet shqiptare të komunikimit.

Ne, prej disa muajsh jemi duke transmetuar në një nga serverat më të fuqishëm siç është Veetle dhe fatmirësisht prej një kohe relativisht të shkurtër kemi arritur të ‘’fitojmë’’ një shikueshmëri të lartë prej rreth 5000 ndjekës në muaj. Duke pasur parasysh kohën dhe eksperiencën duhet të jemi të kënaqur nga ky objektiv, gjithashtu mbushemi me shpresë për një të ardhme të ndritur të këtij televizioni. Duke patur parasysh edhe sukseset e mëparshme  në fushën e komunikimit të ”Grupit Mediatik Mendimi”, dhe sidomos me “Radio Albania FM” vjen si domosdoshmëri televizioni edukativo-kulturor i mbështetur në të gjithaplat format e mundshme si në versionin online ashtu edhe në platformat digjitale edhe në ato kabllore. Tashmë kemi një marrëveshje paraprake me IPTV SERVISOFT e cila ofrohet në versionin 3 në 1(internet telefon televizion).

Submit a comment