Grupi “MAHTAR” performon traditat Osmane në Elbasan

myftinia 2Myftinia Elbasan në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan dhe Bashkinë e Bursës në Turqi në kuadër të shkëmbimit të kulturave Organizuan një prezantim të grupit folklorik “Mehter” në sheshin “Aqif Pasha”.

Të pranishëm në këtë prezantim festiv ishin Myftiu i Elbasanit z.Agim Duka, Kryetari i Bashkisë Elbasan z.Qazim Sejdini, Kryetari i Këshillit të Myftinisë Elbasan z.Arben Ramkaj si dhe qytetarë të shumtë.

Aktiviteti ngjalli kuriozitetin e shumë qytetarëve të cilët ndaluan për të shijuar performancën e këtij grupi.
Në një intervistë për radion Albania fm udhëheqsi i kësaj trupe z.Shaban Gyleshen sqaroi se kjo bandë instrumentistësh tradicionalë ushtarakë Osmanë, interpreton sipas të gjitha traditave të marsheve të ushtrisë Osmane kur kjo e fundit lëviste për në betejat e saj. Një detaj intersant sa i përket udhëheqisit të kësaj trupe ishte origjina e tij Shqiptare, nga Kumanova.

myftiniaGjithashtu përveç Elbasanit, z.Gyleshen tha se kjo trupë do të udhëtojë edhe në Tiranë e Shkodër. Ai shtoi se më anë të këtyre performancave ky grup dëshiron që të përcjellë dhe të risjellë në vëmendje të publikut shqiptar traditat dhe kulturën Osmane. Gjithashtu ai shtoi se vizita e tyre bëhet edhe në kuadër të prag-festës së Kurban Bajramit.

Ky Grup, në këtë event të rrallë për qytetin e Elbasanit për rreth 60 minuta paraqiti pjesë ritmike të marsheve të ushtrisë Osmane. Përveç tingujve, performaca u shoqërua edhe me duele të improvizuara që të gjithë i bëri të ndjenin madhështinë e asaj periudhe. Mysfirët turq i përshëndeti në fjalën e rastit edhe Myftiu z. Agim Duka i cili në fjalën e tij nënvizoi mardhëniet e shkëlqyera mes popullit turk dhe atij shqiptar, z. Duka gjithashtu i falenderoi instrumentistët turq për gjithë atmosfrën që ata sollën në qytet.

Në mbyllje të performancës së tyre, duke respektuar traditat e ushtrisë Osmane, trupa bëri dhe marshin tradicional. Kjo trupë i dhuroi publikut Elbasanas një mbrëmje të këndëshme ndryshe ngë të tjerat.

Ardit HOXHA

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment