Greqia rishikon kushtetutën:Luftë ndaj politikanëve të korruptuar, shteti neutral ndaj fesë


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
2 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

“france24.com”

Parlamenti grek votoi të enjten pro rishikimit të disa neneve në kushtetutën e vendit, me qëllim që të lehtësohet ndjekja e politikanëve të korruptuar, njoftoi zyra e kryeministrit Aleksis Cipras.

Ndryshimet duhet të rikonfirmohen nga parlamenti pas zgjedhjeve të ardhshme, të cilat janë caktuar të mbahen në tetor të këtij viti. Ligjvënësit, ranë dakord të ndryshojnë masat mbrojtëse që mbrojnë ministrat dhe deputetët nga ndjekja penale, e cila është dëshmuar një pengesë të madhe në ndjekjen e disa rasteve korruptive të profilit të lartë, që datojnë që në fillim të viteve 2000.

Sipas ligjit aktual, ministrat nuk mund të ndiqen penalisht nëse kanë kaluar dy mandate parlamentare, që nga koha e shkeljes së supozuar. Ndryshimet specifike për nene të caktuara, janë ende në diskutim, dhe një tjetër votim do të mbahet muajin e ardhshëm.

Me votimin e sotëm, parashikohet të rishikohen gjithashtu rregullat e zgjedhje së presidentit, në mënyrë që parlamenti të mos shpërbëhet në rastin e një ngërçi. Në vitin 2015, zgjedhjet e parakohshme parlamentare u mbajtën pasi dështuan 3 raunde të njëpasnjëshme të zgjedhjes së presidendit në parlament, duke mos u dakordësuar mbi një kandidat.

Ndryshimet e planifikuara, përfshijnë gjithashtu futjen e një betimi politik për zyrtarët e shtetit, dhe përkufizimin e shtetit grek si “neutral ndaj fesë”. Rivalët politikë, e kanë hedhur poshtë rishikimin kushtetues, si një dredhi nga ana e kryeministri Aleksis Cipras, për të mashtruar votuesit e krahut të majtë,  ndërsa ai po përpiqet të rritë popullaritetin e vet, që aktualisht është në rënie.

Partia e Cipras, Syriza, renditet në sondazhe pas konservatorëv të Demokracisë së Re, nga 2-12 përqind. Por në Athinë, ka spekulime se zgjedhjet mund të mbahen që në muajin.

Submit a comment