Google+ i punon automatikisht videot me një cilësi të lartë

googleGoogle ka sjellë një veçori të re tek shërbimi i saj Google+ për ngarkimin e videove. Sistemi unik Auto Backup do të përmirësojë automatikisht cilësinë e videove që janë regjistruar nëpërmjet pajisjeve mobile. Kjo veçori funksionin në këtë mënyrë: kur Google mendon se mund të përmirësojë videon që ju ngarkoni, do t’ju shfaqet një njoftim në aplikacionin tuaj Google+ që do t’ju pyesë nëse doni të shikoni ndryshimet që aplikohen.

Ky opsion i ri do të përmirësojë ngjyrën, ndriçimin, kontrastin si dhe kualitetin e audios. Në videon e mëposhtme tregohet një shembull se si funksionon kjo veçori e re. Këto ndryshime të reja mund të aplikohen tek çdo video e vjetër nëpërmjet uebsajtit Google+.

Submit a comment