Google blen Lift Labs, ndihmon të sëmurët

lugaGoogle blen lift Labs, një start-up që prodhon pajisje që eleminojnë dridhjet dhe të cilat janë përdorur nga njerëz që vuajnë nga sëmundja Parkinson apo sëmundjeve të tjera neurologjike që shkaktojnë dridhje. Këtë gjë e raporton Wall Street Journal.

Pas makinave pa shofer dhe avionëve të telekomanduar, blerja e Lift Labs vë në dukje gjithnjë e më shumë se si Google nuk është më “një shoqëri” software.

Një nga pajisjet më e përhapur e Lift Labs është një lugë e veçantë që falë algoritmeve të saj dhe sensorëve është në gjëndje që të bëjë dallimin midis lëvizjeje të vullnetshme dhe atyre të pavullnetshme, të tilla si ato të shkaktuara nga Parkinsoni.

Submit a comment