“Goal”: Ronaldo do ta mbyllë karrierën te United

ronaldoCristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi, që të rikthehet te Manchester United, por vetëm pasi që të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e klubit spanjoll. Edhe pse sulmuesi portugez ka nënshkruar kontratë të re me Realin në vitin e kaluar, duke thënë se ai është i lumtur në Madrid, këto fjalë i përgënjeshtron tabloidi “Goal”.

“Cristiano flet për Manchester Unitedin gjatë gjithë kohës. Ata kishin një sezon të tmerrshëm vitin e kaluar, por ai shpreson se do t’i rikthejë ata në maja sërish. Cristiano e ka futur idenë në kokën e tij për të përfunduar karrierën e tij te “Manchester United”. Ai ka kujtime të mira atje. Aty ai kishte kujtimet më të mira si futbollist”, ka zbuluar “Goal”

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment