Gjykata Kushtetuese: Pezullohet vendimi i qeverisë për IMEI-t

gjykataGjykata Kushtetuese vendosi sot të urdhërojë pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”, deri sa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.

Ky vendim erdhi pas kërkesës së një grupi deputetësh të opozitës që kërkuan deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”.

Gjithashtu, deputetët kërkuan pezullimin e vendimit nr.354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”.
Vendimi i qeverisë për IMEI u mor më 4 qershor të këtij viti.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment