Gjykata e shpall Apple-n të pafajshme për fshirjen e përmbajtjeve nga iPod-ët e përdoruesve

appleNjë trup gjykues prej 8 anëtarësh kanë vendosur që Apple nuk është përgjegjëse në atë që mund të rezultonte 1 miliard dollar gjobë, për shkak të një mase sigurie ndërmarrë që nga 2006 nga iTunes në paisjet iPod. Përmes një verdikti unanim, grupi i gjykatësve tha se Apple iTunes 7.0, lëshuar nga fundi i 2006, ishte një përmirësim i rregullt i produktit, që do të thotë se veçoritë e reja ishin në të mirë të konsumatorëve. Paditësit në mënyrë të pa suksesshme argumentuan se këto veçori jo vetëm që cenonin konkurencën, por gjithashtu i bën produktet e Apple më pak të përdorshme, ngaqë konsumatorët nuk mundeshin që lehtësish të blinin programe muzikore nga kompanitë e tjera përmes iPod.

Ky vendim do të thotë që Apple nuk ka shkelur asnjë ligj, I cili në të kundërt do të kishte rezultuar me një gjobë 1 miliard dollarëshe ndaj Apple. Paditësit fillimisht cilësuan një dëm prej më shumë se 350 milion dollar për tu paguar ndaj 8 milion individëve, të cilët kanë blerë iPod-ët gjatë periudhës shtator 2006 dhe mars 2009. “Ne falënderojmë gjykatën për punën e tyre dhe aprovojmë verdiktin e tyre” tha Apple në një qëndrim të dhënë. “Ne kemi krijuar iPod-in dhe iTunes për tu mundësuar konsumatorëve tanë mënyrën të mirë në botë për të dëgjuar muzikë. Çdo herë që ne kemi përditësuar këtë produkt dhe çdo produkt tjetër të Apple ndër vite, e kemi bërë me qëllim ofrimin e eksperiencave më të mira për përdoruesit”.

Menjëherë pas verdiktit, drejtuesi i grupit të akuzës Patrick Coughlin, tha se një apple gjithashtu është i planifikuar. Ai gjithashtu shprehu zhgënjimin lidhur me anashkalimin nga gjykata të dy veçorive ku njëra kontrollonte databazën e iTunes dhe tjetra këngët në iPod, të cilat sipas tij shkelnin privatësinë e përdoruesve. Ai shtoi më tej duke thënë: “Të paktën arritëm ta nxirrnim Apple përpara gjykatës”. Ndërkohë që juristët e Apple nuk kanë komentuar

Apple ia hodhi paq këtë herë duke thënë se dyqanin i muzikës, softueri jukebox, dhe hardueri përbënin një sistem të integruar ngjashëm me konsolat e video lojërave nga Sony, Microsoft dhe Nintendo. Gjykimi 2 javor, i cili fillimisht ishte paraqitur në 2005, ditën e djeshme përfundoi, duke u lënë mundësi të dy palëve për të apeluar vendimin.

Përktheu: Alessandro Abdiaj

 

Submit a comment