“Gjuha blu” zgjeron hartën, 40 bagëti të ngordhura në komunat e Sarandës

 gjuha blu“Gjuha blu” po shtrihet edhe në rajonin e Sarandës. Deri tani sipas të dhënave nga zyra e Bujqësisë, rreth 40 bagëti të prekura kanë ngordhur dhe janë groposur.

Numri i të bagëtive të imtave që mbarështohen ne rrethin e Sarandës, është 120 mijë krerë. Aktualisht, kafshë të rrezikuara nga “gjuha blu”, në ato zona ku është shfaqur kjo sëmundje janë rreth 70 mijë. Këto nuk janë kafshë të sëmura, por nga ana teknike specialistët e bujqësisë i konsiderojnë të rrezikuara.

Deri më sot janë 255 raste të dyshuara me sëmundjen e “gjuhës blu”. Nga Drejtoria e Bujqësisë zyrtarisht thuhet se sëmundja është prezente në të gjitha njësitë vendore të Sarandës.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment