Gjobiten Philips, Samsung dhe Infineon me 138 mln Euro

gjPhilips, Samsung dhe Infineon janë gjobitur nga Komisioni Europian me plot 138 milionë euro, për fiksimin e çmimeve për smartphonat që kanë hedhur në treg. Sipas Komisionit Europian, tre gjigandët e elektronikës, kanë bashkëpunuar mes tyre në vitet 2003 dhe 2005 në fiksimin e çmimeve, kontratave dhe kapaciteteve të produkteve që ata do të hidhnin në treg.

‘Infineon’ u gjobit me 82.2 milionë euro, ‘Samsung’ me 35.1 milionë dhe ‘Philips’ me 20.2 milionë euro. Kompania gjermane Infineon dhe firma holandeze Philips i kanë mohuar akuzat dhe thanë se do ta apelojnë këtë gjobë. Ndërsa lideri teknologjik i Koresë së Jugut ende nuk ka bërë asnjë koment për këtë vendim.

Pjesë e kompanive që do të gjobiteshin ishte edhe ‘Renesas’ një kompani e përbashkët, prodhim i Hitachi dhe Mitsubishi, e cila arriti ta shmangë gjobën duke zbuluar ekzistencën e një karteli, të përbashkët mes këtyre kompanive, në dukje për publikun rivale të njëra-tjetrës.

Të tre firmat e gjobitura nga KE kanë diskutuar dhe shkëmbyer informacione tregtare mes tyre në lidhje me çmimet, konsumatorët, negocitatat për kontratat, kapacitetin e secilës prej tyre për të prodhuar si dhe të ardhmen e tyre në treg. ‘Kompanitë që kanë zgjedhur të bashkëpunojnë në kurriz të konsumatorëve duhet të përballen me sanskione’ theksohet në raportin e Komisionit Europian.

Gjermania “Infineon” tha se akuzat janë të pabaza ndërsa vendosi se do ta apelojë çështjen në Luksemburg, veprim që do të pasohet edhe nga Philips. Në muajin korrik të këtij viti, edhe gjigandi amerikan ‘Intel’ humbi apelin ndaj Komisionit Europian, i cili i kishte vendosur një gjobë prej 1.1 miliardë eurosh për praktika anti-konkurruese.

Në 2009-ën, Komisioni Europian zbuloi se nga viti 2002 deri në 2007, Intel ka bashkëpunuar me kompanitë Dell, Hewlett-Packard, NEC të Japonisë dhe Lenovo.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment