Gjobë për Partizanin, Tiranën dhe Apoloninë

tre

Komisioni i Disiplinës ka ndëshkuar me gjobë ekipet, për sjelljet jokorrekte të tifozërive respektive. Në këtë mënyrë, Tirana është ndëshkuar me një gjobë prej 30 mijë lekësh të reja, për sjellje jo korrekte të tifozëve të saj në ndeshjen Tirana-Flamurtari, për hedhje të parullave ofenduese për të cilat është ndërprerë edhe ndeshja. Gjithashtu me 30 mijë lekë të reja është ndëshkuar edhe skuadra e Partizanit, për sjelljen e tifozëve të saj që kanë hedhur sendet piroteknike në fushën e lojës në transfertën ndaj Apolonisë. Apolonia është ndëshkuar me një gjobë prej 20 mijë lekësh, për sjelljen e gabuar të tifozëve që kanë hedhur sende në fushën e lojës. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment