Gjoba shkelësve të ligjit antiduhan

eltar dedaGjoba shkelësve të ligjit antiduhan, Deda: Institucionet e shtetit s’e zbatojnë.

 Rifutja në fuqi e ligjit antiduhan ka rikthyer në terren inspektorët sanitarë.

Shkodra ishte ndalesa e radhës e kryeinspektorit të Inspektoriatit të Shëndetësisë, Eltar Deda, i cili ndoqi nga afër kontrollet e grupeve të punës, që u përqëndruan në subjektet private, kryesisht lokale.

Deda tha gjatë fjalës së tij për mediat se ky inspektoriat është i vendosur për zbatimin e ligjit, duke mos toleruar asnjë rast shkelje, përfshirë këtu subjekte shtetërore apo private.

Ndërsa i pyetur për gjobat e vendosura deri më tani, ai shtoi se edhe pse qëllimi i ligjit nuk është vendosja e gjobave, këto të fundit më të shumta në këto ditë kanë qënë ndaj institucioneve shtetërore.

Me ndryshimet ligjore të miratuara në parlament, masat ndëshkuese janë: Pronari i biznesit, një gjobë prej 300 000 lekë të reja, administratorit një masë prej 50 000 lekë të reja dhe duhanpirësit një gjobë prej 5000 lekë të reja.

Nga ana tjetër çdo biznes është i detyruar që të afishojë në vendet më të dukshme të ambientit të tij, përveç logos që ndalon pirjen e duhanit, por edhe subjektet të cilat janë të ngarkuara me ligj të vendosin këto gjoba.

Po ashtu duhet të afishohen edhe masat ndëshkuese që merr çdokush, sipas ligjit.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment