Gjithçka gati, sot prezantohet telefoni i shumëpërfolur iPhone 6

9Sot do të prezantohet iPhone 6. Gjithçka është gati për ceremoninë madhështore që do të mbahet në një sallë me 2400 ulëse në qytetin gjigant të teknologjisë Cupertino. 

Mediat ndërkombëtare raportojnë se sipas orës në Kaliforni iPhone 6 do të prezantohet në orën 10 paradite, ndërsa sipas orës së Mbretërisë së Bashkuar, kjo kohë do të jetë në orën 18:00. 

Gjatë muajit gusht ështe raportuar se telefoni do të vijë me 128 gigabajt memorie të brendshme.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim orën për të parë veçantinë e këtij telefoni të shumëpërfolur. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment