Gjirokastër rrezik nga erozioni si pasojë e shiravë të rënë ditët e fundit

gjirokasterRreziku nga erozioni në Gjirokastër, që gjithmonë e më shumë po bëhet shqetësues sidomos gjatë stinës së dimrit, po nxit speciaIistët gjeologë të shohin mundësinë e minimizimit të rasteve të rrëshqitjes së tokës.

Gjatë vitit problemi i erozionit ka qenë problematik jo vetëm për qytetin e Gjirokastrës, por edhe për zonat e Fushëbardhës, Picarit etj, ndërsa mungesa e kolektorëve dhe kanaleve kulluese në qytetin e gurtë kthehet në problematikë shqetësuese sa herë ka reshje të dendura shiu, duke përmbytur pjesë të ndryshme të qytetit.

Gjithashtu problem për qytetin e gurtë janë dhe hedhja e mbeturinave në përrua, i cili gjatë reshjeve bllokohet, duke sjellë përmbytje të rrugëve të lagjeve.

Submit a comment