Gjiknuri: Mbrojmë konsumatrorin

gjiknuriMinistri i Energjetikës, Damian Gjiknuri në një konferencë për mediat tha se sektori energjetik në vend është duke shkuar në rrugën e duhur. Sipas tij këtë vit janë mbledhur 45 milionë dollarë më shumë arkëtime dhe janë përmirësuar humbjet me 7%. 

Gjiknuri vlerësoi se reformimi i këtij sistemi ka për qëllim përmirësimin e furnizimit me energji, dhe uljen e humbjeve. Ai la të kuptohet se reforma do përfshijë edhe çmimin, por pa prekur konsumatorin familjar dhe atë në nevojë. 

“Energjia është një nga problemet më kritike për të gjitha shtetet e botës. Reforma që ne synojmë produktet i jep pas disa vitesh, në fund të këtij mandati synojmë që sistemi të jetë likuid të ecë me këmbët e veta. Gjatë këtyre viteve ka pasur humbje si pasojë e keqmenaxhimit nga qeveria e Berishës. Përsa i përket çmimit ne me politikat tona do mbrojmë konsumatorët. Konsumatorët në nevojë nuk do preken nga reforma në sistemin energjetik. Energjia ka një kosto”, tha Gjiknuri. 

“Vitin që vjen do të reduktojmë sa më shumë humbjen në rrjet. Ka 4 vjet që nuk është reflektuar, indeksuar çmimi i energjisë. Humbjet në rrjet nuk i reflektojmë tek çmimi i energjisë, aty do përfshihen elementët teknikë për çmimin”, tha Gjiknuri.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment