Gjermania ndalon ‘Uber’ në tërë shtetin

Gjyqi që është zhvilluar në Frankfurt, i ka ndaluar të gjitha shërbimet e aplikacionit, që ndihmon në gjetjen më të lehtë të taksive.

Kërkesën për ndalimin e kësaj kompanie, e ka bërë “Taxi Deutschland” që bënë shërbime të tilla vetëm për shtetin gjerman.

Aplikacioni “Uber” që mundëson që pasagjeri të dijë se ku ka taksi të lira dhe mundësinë që të ndajë veturën me dikë, është kompani amerikane.

Për shkak të ‘mbrojtjes së shoferëve dhe pasagjerëve’ si dhe të paqartësive rreth sigurimit shëndetësorë ‘Uber’ është ndaluar në Gjermani.

Drejtues të kompanisë që vepron në 200 qytete të 45 shteteve, thonë se kjo është vetëm një mënyrë më e lehtë, që të gjendet taksi

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment