Gjermania kërkon 150 mijë punonjës shëndetësorë brenda 5 viteve nga Ballkani

diUrdhëri i Infermierit në Shqipëri ka bërë publike të dhënat mbi punësimin dhe problematikat e infermierëve shqiptarë në Gjermani. Në kuadrin e një takimi të përbashkët, përfaqësues të sindikatave të shëndetësisë të vendeve të Ballkanit dhe të Evropës Juglindore zhvilluan së fundmi një vizitë në Berlin, Gjermani, ku diskutuan rreth problematikave të emigrimit të punonjësve shëndetësorë.

Gjermania është një nga vendet e zhvilluara evropiane që ka shumë nevoja për punonjës shëndetësorë, sepse ka një popullsi të plakur, por edhe me mundësi financiare për të paguar kujdesin dhe kujdestarinë ndaj moshës së tretë.

Sipas të dhënave që u dhanë gjatë këtij takimi, Gjermania kërkon brenda 5 viteve, 150 mijë punonjës shëndetësorë. Ky ishte takim i dytë, se para disa kohësh është zhvilluar edhe një takim pararendës me drejtues të institucioneve shëndetësore të Hamburgut në Gjermani, të cilët paraqitën kërkesat e tyre për punonjësit shëndetësorë dhe çfarë kërkesash kanë ata për nivelet e këtyre punonjësve.
Kryesisht këta punonjës kërkohen për shërbime në familje, infermierë në familje, ose edhe si infermierë në shtëpitë e të moshuarve.

Problemi qëndron tek fakti se ata si prioritet kanë vendet e Bashkimit Evropian. Shqipëria nuk është ende anëtare e tij dhe kërkohen edhe marrëveshje bilaterale me qeveritë e vendeve përkatëse për të patur një mundësi të tillë. Një nga kërkesat kryesore është gjuha.
Përveç kësaj, ka rëndësi të madhe edhe niveli profesional. Ata bëjnë testime dhe kërkojnë një nivel të lartë për të të njohur si punonjës shëndetësor dhe për t’u shërbyer.

Aktualisht në Shqipëri, diplomohen më shumë infermierë sesa kërkesa e tregut.
Detyrimisht që këta duhet të përgatiten në një nivel të tillë që të jenë të aftë për të përballuar tregun e huaj. Sepse edhe Italia, Anglia dhe shumë vende të tjera evropiane kanë nevojë për punonjës shëndetësorë. E dyta është se këto vende të zhvilluara që kërkojnë të marrin punonjës nga vendet e Ballkanit, bëjnë mirë të investojnë tek to për t’i përgatitur si duan ata.

Ndërkaq, një problem tjetër që u diskutua është dhe ai i kontratave, sepse ka sipërmarrës të ndryshëm që ndërmjetësojnë dhe marrin punonjës që u lidhin atyre në fakt kontrata që cilësohen skllavëruese, me paga shumë të ulëta krahasuar me nivelin e pagës që ka Gjermania.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment