Gjermania dhe Franca: Shkatërrim dhe vetëvrasje?

libriPeter Martin

Katër vite më parë, Thilo Sarrazin, një këshilltar i shquar i Bundesbank, i cili ishte gjithashtu një anëtar i partisë Social Demokrate të qendrës së djathtë (SPD), ka habitur opinionin gjerman, kur botoi një libër në të cilin argumentohet se, emigrimi islamik po dëmtonte shoqërinë gjermane. Në esenë“Deutschland SCHAFFT sich ab” (Gjermania do të shkatërrojë veten), Sarrazin shkroi se emigrantët kërcënojnë lirinë dhe prosperitetin e Gjermanisë, sepse ata nuk duan të integrohen dhe varen kryesisht nga ndihmat sociale.

Megjithëse partia e Sarrazin, si edhe qeveria e kristian-demokratëve të kancelares Angela Merkel, janë distancuar nga autori, organizatat islamike janë përpjekur për ta hedhur në gjyq me akuzën e nxitjes së urrejtjes raciale librin, që ka goditur në shenjë tek lexuesit gjermanë. Ka shitur mbi dy milionë kopje dhe u bë një nga esetë më të lexuara në Gjermani.

Tetorin e kaluar, Eric Zemmour, një gazetar francez, ka botuar një libër që mund të konsiderohet ekuivalent i esesë së Sarrazin. Në “Le Suicide français”(vetëvrasja franceze), Zemmour argumenton se politikat e elitës politike franceze po shkatërrojnë vendin. Argumentet e tij u ngjajnë atyre të Sarrazin dhe pamfletit që pati të njëjtin ndikim. Libri është bestseller. Deri më tani, për më pak se dy muaj, ka shitur mbi gjysmë milioni kopje, pavarësisht se kryeministri francez Manuel Valls ka thënë se libri “nuk meriton të lexohet.”

Éric Zemmour, një gazetar 56 vjeçar i së përditshmes konservatore Le Figaro, ka lindur nëFrancë me prindër hebreo-algjerian, të cilët u arratisën nga vendi i tyre në vitet ’50 gjatë luftës algjeriane për pavarësi. Zemmour argumenton se Franca është e shkatërruar nga emigrantët që refuzojnë të integrohen; nga korrektësia politike që mbyt të gjithë debatin dhe organizatat ndërkombëtare si Bashkimi Evropian, i cili ka minuar shtetin-komb dhe ekonominë franceze.

Pavarësisht suksesit të tij popullor, libri i Zemmour-it hap një debat serioz intelektual. Kritikët e tij e kanë shpikur termin “zemmourizacione e mendjes” për të përshkruar një mishërim të ideve në mënyrë absurde, që nuk meritojnë të diskutohen. Të tjerë tallen me idetë e tij, duke e quajtur esenë e tij “vetëvrasje e Smurf-it” dhe e mbiquajtën atë “Gargazemmour” – duke iu referuar Gargamelit, magjistari i keq i botës imagjinare të Smurfs. Ose e sulmojnë si racist. Sipas Senatorit Jehudijah Esther Benbassa, një anëtar i Partisë së Gjelbër, Zemmour është një “Frankenstein në kuptimin e keq të fjalës”.

Zemmour lehtësoi punën e kritikëve të tij, duke u kushtuar vëmendje vetëm shtatë prej 540 faqeve të librit të tij ndaj regjimit kolaboracionist të Philippe Petain. Në këto faqe ai argumenton se regjimi Petain ka arritur të shpëtojë një numër të hebrenjve nga dhomat e gazit në Gjermani. Edhe pse mendimi i tij i përgjithshëm mbi Petain, nuk është ekzistenca e pamfletit, këto shtatë faqe tërhoqën vëmendjen e kritikëve.

Eseja është tipike franceze në kritikat kundër Shteteve të Bashkuara, të akuzuara se kanë importuar në Francë mendimin politikisht korrekt dhe liberalizmin ekonomik. Një nga argumentet e Zemmour-it kundër BE-së është se ajo i imponon Francës “të menduarin ekonomik gjerman”.Vërehet edhe një nostalgji e caktuar për periudhën e pushtimit perandorak francez, veçanërisht të epokës së Napoleonit. Duket se Bonaparti është një nga heronjtë kombëtarë të Zemmour.

Të paktë janë gazetarët francezë që mbrojnë hapur Zemmour-in, mes tyre Elisabeth Levy, e cila ashtu si Zemmour vjen nga një familje hebreo-algjeriane. Ajo kritikon “Bonapartizmin” e Zemmour-it, por përcakton qëndrimin e kryeministrit Valls dhe të tjerëve, që e sulmojnë librin pa e lexuar atë – “staliniste dhe Orwellian”. Sipas Levy-t, qytetarët francezë kanë nostalgji për të kaluarën, por jo për epokën e Napoleonit, por për periudhën kur në periferinë e Francës nuk ishin fortesat e islamit radikal; kur shoqëria franceze ishte ende e bazuar në vlerat autoktone dhe njerëzit që ndiheshin të pasigurtë, merreshin seriozisht nga politikanët.

Sukses i madh komercial i librit të Zemmour nxjerr në pah pakënaqësitë e thella të shumë qytetarëve të shtresës mesatare kundër elitës së tyre politike dhe kulturore. Katër vjet më parë, eseja e Thilo Sarrazin ka treguar se shumë gjermanë nuk dëshironin që elita politike gjermane të shkatërronte Gjermaninë. Sot, pamfleti i Éric Zemmour zbulon se shumë qytetarë francezë nuk janë të gatshëm për vetëvrasje kombëtare.

Gjermania do tëshkatërrojë veten? Jo, ende. Franca do të kryejë vetëvrasje? Jo, ende. Por ajo që këto dy libra zbulojnë është se Europa duket e maturuar për përmbysje politike.

Përktheu: Jonilda Zaimaj

 

Submit a comment