Gjermania 800 milionë euro ndihma për refugjatët sirianë

ndihma“Gjermania që nga fillimi i konfliktit në Siri deri më tani ka ndarë 800 milion €. Presim që vitin e ardhshëm të ndihmojmë edhe me 500 milion €”, tha ambasadori gjerman në Ankara, Eberhard Pohl.

Ambasadori gjerman në Ankara, Eberhard Pohl ka deklaruar se Gjermania që nga fillimi i luftimeve në Siri deri më sot, e ka ndihmuar këtë me 800 milion euro. 

Pohl, gjatë vizitës në kampin e refugjatëve kurdë të Sirisë në Sanliurfa të Turqisë ka marrë informacione në lidhje me aktivitetet e kryera në kampin në fjalë. Ai mori pjesë në ndarjen e 500 pakove me ushqime dhe bisedoi me refugjatët.

Pohl shpjegoi se arritën të ofrojnë ndihmë të rëndësishme me ndihmën e organizatave publike dhe jo-qeveritare turke. Ai tha se është e nevojshme të punohet që kampi të jetë sa më rezistent, sidomos në ditët e dimrit, por edhe mbi mundësitë për arsimimin e fëmijëve. Pohl shpjegoi se pritet që refugjatët sirianë të qëndrojnë në Turqi për një kohë të gjatë. “Gjermania që nga fillimi i konfliktit në Siri deri më tani ka akorduar 800 milionë euro. Presim që vitin e ardhshëm të ndihmojmë edhe me 500 milion euro të tjera”, tha Pohl.

ndihma

Submit a comment