Gjermani: Socialdemokrati Muller zgjidhet kryetar i bashkisë së Berlinit

social demokratiSocialdemokrati, Michael Muller u zgjodh sot kryetar i Bashkisë së Berlinit, ku pasoi karizmatikun, Klaus Wowereit, i cili dha dorëheqjen pas 13 viteve në funksion për shkak të dështimit të ndertimit te aeroportit të ri në kryeqytetin gjerman.

Miratuar nga Partia Socialdemokrate (SPD) në muajin tetor, Michael Muller, 50 vjeç, mori 87 vota nga parlamentarët e Berlinit, qytet i pajisur me statusin e shtetit rajonal, nderkohe qe 58 deputetë votuan kundër zgjedhjes së tij dhe një abstenoi.

Gjatë kësaj zgjedhjeje të hapur me 17 000 anëtarë të SPD-së berlineze, Michael Muller mori 59,11 për qind të votave kundrejt 20,88 për qind për Jan Stoss, 41 vjeç dhe 18,68 për qind për Raed Saleh, 37 vjeç .

Submit a comment