Gjermani, pilotët e Lufthansa në grevë, anulohen 140 fluturime

idiMijëra udhëtarë të kompanisë Lufthansa në aeroportin e Munihut janë prekur nga një tjetër grevë të mërkurën, pasi pilotët bojkotuan punën për të tretën herë brenda dy javësh.

Kompania njoftoi të martën se do të anulojë 110 fluturime mga Mynihu, pas grevës së fundit të lajmëruar nga pilotët.

Por numri i fluturimeve të anuluara shkoi më shumë se parashikimi sot, duke arritur arritur 140. Në njoftim thuhet se greva do të niste në 10:00 me orën tonë dhe do të përfundojë në orën 18:00.

Gjatë kësaj kohe, zakonisht Lufthansa zhvillon rreth 320 fluturime në detinacine të ndryshme. Pilotët kërkojnë të ulin moshën e daljes në pension, duke refuzuar skemën e re të pesnionit e cila i detyron ata të dalin në pension në moshën 65-vjeçare.

Greva e parë u zhvillua në fund të gushtit, e pasuar më pas nga ajo e javës së kaluar në Frankfurt. Kompania Lufthansa u ka bërë thirrje pilotëve të kthehen në tryezën e bisedimeve, duke shpjeguar gjithashtu për të gjithë pasagjerët se përveç anulimeve do tw ketë edhe vonesa në fluturime.

Sipas kompanisë, kjo është koha më e papërshtatshme për të mbajtur greva, pasi shumica e njerëzve kthehen në shtëpitë e tyre pas pushimeve.

Thomas Kluehr, kreu i operacionit të Lufthansas në Mynih tha se u kanë bërë një ofertë pilotëve dhe po presin një përgjigje. Gjithsesi greva tetë orëshe ka prekur 13.500 pasagjerë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment