Gjeoshkenca mbledh në Tiranë studiues të nëntokës

gjeoshkencaNë datat 24-26 shtator në Tiranë, Shoqata Gjeologjike e Ballkanit (CBGA) organizon Kongresin e XX-të të Karpateve, ku do të marrin pjesë studiues dhe shkencëtarë të fushave të gjeoshkencës nga vendet e rajonit, Europa, etj.
Burime nga Komiteti Organizativ i kësaj shoqate bëjnë të ditur se gjatë punimeve 2-ditore do të sillen studime dhe referime shkencore mbi vlerat e pasurive nëntokësore të Shqipërisë, vend i njohur për ofiolitet me shumëllojshmëri të gjerë të depozitave të mineraleve krom, (Cr), bakër (Cu), nikel (Ni), etj. Gjithashtu do të paraqiten edhe studimet nga fusha e rëndësishme e naftës dhe gazit, për të cilat interesi i kompanive të huaja është prezente me investime në Shqipëri.
Kongresi ka tërhequr vëmendje të gjerë si një takim, ku pritet të paraqiten përveç studimeve, edhe abstrakte shkencore nga zonat Karpate-Ballkan, por dhe vende të tjera, sikurse do të prezantohen studime me teknologjitë e reja që përdorin sot grupe të mëdha që operojnë në fushat e minierave, naftës, gazit, etj.
Kongresi mbështetet nga institucionet kryesore shtetërore, katedrat universitare gjeologjike shqiptare, me synim realizimin e një Kongresi të suksesshëm të Karpateve, thanë burimet nga Shoqata Gjeologjike e Ballkani.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment