“Gjendja e Unionit”, Trump apel rivalëve demokratë:Jo politikës së hakmarrjes


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
5 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Nga Kevin Liptak & Jeremy Diamond “CNN”

Presidenti Donald Trump, u shfaq për herë të parë para një Kongresi të ndarë mbrëmjen e së martës, duke apeluar ndaj ligjvënësve për unitet, pikërisht në momentin e një thellimi të madh të ndarjeve partiake.

Gjatë njërit prej fjalimeve vjetore më të gjata të “Gjendjes së Unionit” (State of Union), Trump pati disa momente kur u prit me duartrokitje nga të dyja palët. Por një fjalim i ngarkuar me referenca historike, dhe me një gjuhë elegante, nuk duket se bindi shumë nga kundërshtarët e tij, dhe më pas pati pak shenja që vetë Uashingtoni do të ndryshojë sjelljen e tij.

Thirrjet e tij për pajtim – të cilat nuk prekën rolin e tij negativ në nxitjen e ndarjeve partiake – u përballën me fytyrat e heshtura të demokratëve, të cilët kundërshtojnë ashpër shumicën e agjendës së tij, dhe kujtimet e të cilëve janë ende të freskëta me mbylljen 35-ditore të qeverisë.

Ishte hera e parë që ai iu drejtua me një fjalim Kongresit me shumicë demokrate. Dhe armikja e tij politike, kryetarja e Kongresit Nensi Pelozi, e ulur pas shpinës së tij, duartrokiti në pak raste.

“Ne duhet të hedhim poshtë politikën e hakmarrjes, rezistencës dhe ndëshkimit”- u shpreh Trump në Kongres, pak para nisjes së fjalimit të tij më të rëndësishëm vjetor, duke pretenduar se po prezantonte “agjendën e popullit amerikan”.

Por fjalimi i presidentit ishte një histori e dy lloj gjuhëve, e para që bënte thirrje për konsensus ndërpartiak, duke i dhënë fund politikës përçarëse. Dhe tjetra që përmbante paralajmërimeve të ashpra, të cilat synonin dekurajimin e hetimeve të mundshme nga demokratët mbi administratën e tij. “Në SHBA, po ndodh një mrekulli ekonomike, dhe e vetmja gjë që mund

ta ndalojë atë janë luftërat e pamenduara, politikat ose hetimet partiake qesharake”- tha Trump, teksa Pelozi po qeshte pas tij me ironi. Edhe shumica e republikanëve po dëgjonin në heshtje.

“Nëse do të ketë paqe dhe ligjshmëri, nuk mund të ketë luftë dhe hetime, thjesht nuk funksionon në këtë mënyrë!”-  theksoi ai. Demokratët kanë premtuar se do të përdorin kompetenca të reja hetuese për të hetuar gjithçka, nga pagimi i taksave nga ana e Trump, tek vendimet e tij politike për anëtarët e kabinetit të tij.

Prokurori i posaçëm, Robert Myler, po vazhdon ende hetimin e tij, që rrjedh nga ndërhyrja ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Edhe pse deklaroi se “gjendja e unionit tonë është e fortë”, presidenti synoi sërish ta portretizonte situatën në kufirin jugor të SHBA-së, si një “krizë urgjente kombëtare”, e cila sipas tij kërcënon sigurinë e “gjithë Amerikës”.

Ai ripërsëriti kërkesën e tij për ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën. “Tani është koha që Kongresi t’i tregojë botës, se Amerika është e angazhuar për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm, dhe për të mbajtur jashtë trafikantët e pamëshirshëm të karteleve të drogës, dhe ata të qënieve njerëzorë”- theksoi më tej Trump, duke e klasifikuar sigurinë kufitare si një “çështje morale”.

Trump e shfrytëzoi fjalimin e tij më të rëndësishëm vjetor, për të njoftuar samitin e tij të ardhshëm me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Trump dhe Kim, do të takohen më 27 dhe 28 shkurt në Vietnam, njoftoi Trump.

Presidenti përmendi gjithashtu përpjekjet e tij, për të përshpejtuar largimin e trupave amerikane nga Siria dhe Afganistani. “Është koha të mirëpresim në shtëpi luftëtarët tanë të guximshëm në Siri”- tha Trump, duke vënë në dukje se SHBA-ja do të vazhdojë të punojë për “shkatërrimin e mbetjeve të ISIS-it”.

Ai u ndal edhe tek bisedimet e paqes në Afganistan, për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të SHBA-së. Trump tha se “po përshpejton” negociatat për të arritur një zgjidhje politike. “Trupat tanë kanë luftuar atje me një trimëri të pakrahasueshme – dhe falë guximit së tyre, tani jemi në gjendje të arrijmë një zgjidhje politike të këtij konflikti të gjatë dhe të përgjakshëm”-tha Trump.

Duke iu referuar konfliktit që gati po mbush 2 dekada, Trump tha se Shtetet e Bashkuara duhet më së paku të përpiqen të arrijnë një zgjidhje paqësore. “Koha është tani”- tha ai.

Fjalimi vjetor është një nga momentet kryesore të presidencës amerikane, dhe një nga më të ndjekurit nga opinioni publik. Para fjalimit, Trump besonte se do t’i jepte besueshmëri argumenteve të tij në një moment delikat, teksa popullariteti i tij në sondazhe është duke rënë, dhe ndërsa sfidantët demokratë në presidencialet e vitit të ardhshëm – shumë prej të cilëve ndodheshin në sallë – kanë nisur të shpallin tashmë synimet e tyre.

Sondazhet tregojnë se Trump është jo popullor në mesin e shumicës së amerikanëve, dhe mbyllja e pjesshme e qeverisë për më shumë se 1 muaj, në një përpjekje për të siguruar fondet e nevojshme për ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën, e dëmtoi atë më tej.

Palët kanë afat deri më 15 shkurt, që të arrijnë një marrëveshje, mbi këtë çështje. Por tani ka më shumë gjasa që ai të shpallë një emergjencë kombëtare në kufirin jugor, si një mënyrë për të siguruar paratë e murit, edhe pa miratimin e Kongresit.

Përpara fjalimit të tij, Trump kritikoi demokratët, që hodhën poshtë thirrjet e tij për unitet. Udhëheqësi demokratik i Senatit, Çak Shumer e akuzoi presidentin për “hipokrizi të hapur”. I menjëhershëm ishte reagimi i presidentit. “Shumer është thjesht i mërzitur që PD nuk e fitoi dot shumicën në Senat”- u shpreh Trump në Twitter.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment