Genc Pollo: Testimi i qeverisë për mësuesit pa asnjë bazë ligjore

polloNjë testim i thjesht, i pakuptimtë, pa asnjë qëllim, madje pa asnjë bazë ligjore. Kështu e vlerësojnë demokratët testin e kryer të shtunën për mësuesit. Ish-ministri i arsimit, Genc Pollo shprehet se testi ka qënë i kotë pasi këta mijëra kandidatë për mësues sërish do të mbeten në listat e pritjes. Për Pollon, 2 mënyra ka për të nisur punë si mësues:

“Ka 2 mënyra. 1. Diploma, bachelor ose master, për mësues 2. Ka qënë një reformë e rëndësishme e 2009, provimi i shtetit. Një mësues që të marrë licensën pasi ka marrë diplomën, duhet të japë edhe provimin e shtetit. Testi i sotëm nuk është as për diplomë, as per provim shteti, s’di cfarë është, as Rama e as Nikolla vetë se dinë çfarë është”, tha Pollo.

Duke u ndalur tek emërimet në arsim, ish ministri theksoi se ato nuk bëhen as nga Ministrja e Arsimit, as nga Kryeministri por nga vetë drejtori i shkollës në të cilën ka një vend vakant, sipas ligjit të miratuar në 2012.

“Nëqoftëse një mësues duhet marrë në punë pasi në shkollën X ka një vend vakant, ka një ligj që është miratuar në 2012, që përcakton se mësuesi merret në punë nga drejtori i institucionit arsimor. Ai shpall garën dhe kandidatët zgjidhen nga përfaqësuesit e shkollës etj. S’ka punë as Rama as Ministrja as Drejtori i Drejtorisë Arsimore etj. Kush është ligji e kush Maliqi? Është një testim i pakuptimtë. Ose më mirë të thotë se unë nuk pyes për ligjin, sipas nuk pyes për kushtetutën, vendimet e gjykatave etj”.

Për deputetin demokrat, rasti më i qartë për dështimin e politikave të qeverisë Rama, është rasti i Drejtoreshës së Arsimit të Lushnjes, ku vetë Ministrja Nikolla hoqi përgjegjësinë nga vetja, duke u shprehur se nuk është emëruar me konkurs.

Submit a comment