Genc Merepeza emërohet zv.drejtor i Përgjithshëm për kufirin e migracionin

adTë tjera lëvizje në Policinë e Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, ka komanduar gjatë ditës së sotme në detyrën e Zv/drejtorit të Përgjithshëm për kufirin e migracionin, Genc Merepezën, i cili mbante detyrën e shefit të Kufirit.

Merepeza zëvendëson në këtë detyrë Pëllumb Nako, i cili u lirua me 1 shtator për shkak se kishte përmbushur afatet e parashikuara në ligj për qëndrimin në detyrën e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Nako është emëruar Specialist në Drejtorinë e Studimeve Strategjike.

Vetëm katë ditë më parë Didi firmosi 12 lëvizje në polici:

Ja 12 lëvizjet ne polici
Ndërkohë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Z.Artan Didi, janë bërë
– Z.Sokol Bizhga është emëruar në detyrën e Drejtorit të Studimeve Strategjike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
– Z.Pëllumb Nako është emëruar Specialist në Drejtorinë e Studimeve Strategjike.
– Z.Bilbil Mema është emëruar Drejtor i Qendrës së Formimit Policor.
– Z.Kastriot Skënderaj është emëruar në detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Gjirokastër, më parë kryente detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Vlorë.
– Z. Alban Çela është emëruar në detyrën e drejtorit të Policisë së Qarkut Kukës, më parë kryente detyrën e Zv/Drejtorit të Policisë së Qarkut Berat.
– Z.Ilirjan Balla është emëruar Shef Sektori në Drejtorinë për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, më parë kryente detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Kukës.
– Z.Afrim Tafa është emëruar Zv/Drejtor i Policisë së Qarkut Berat, më parë kryente detyrën si Shef Sektori në Drejtorinë për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
– Z.Jaeld Çela është emëruar Drejtor i Policisë së Qarkut Vlorë, më parë kryente detyrën e Zv/Drejtorit të Policisë së Qarkut Durrës.
– Z.Ervin Hasrama është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Durrës,
– Z.Erdit Elmazi është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Fier,
– Z.Rifat Çoku është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe
– Z.Haki Hasanbega është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Mallakas

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment