Gazsjellësi polarizues:”Nord Stream 2”, po përçan Europën


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
5 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

“Deutsche Welle”

Gati një e treta e tubacioneve për transportimin e gazit rus, ndodhen në Detin Balltik. Projekti e ndihmon Rusisë të dërgojë një sasi shumë më të madhe gazi në Gjermani, dhe prej andej edhe në vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Por rezistenca ndaj këtij projekti, po shtohet.

Në fillim, kundër ishin vetëm Ukraina dhe Polonia. “Projekti e vret Ukrainën”- tha së fundmi ministri i Jashtëm polak, Jaçek Çaputovic. Polonia mendon se me këtë projekt përjashtohet Ukraina nga tranziti, gjë që do të thotë se humbasin edhe garancitë për mbrojtjen e këtij vendi nga agresionet e tjera të Rusisë.

Varshava mendon se “Nord Stream 2”, paraqet një dëshmi për “mungesën e besnikërisë gjermane ndaj fqinjëve lindorë dhe krijimin e raporteve të veçanta me Rusinë”- thotë Kai-Olaf Lang, nga Fondacioni për Shkencë dhe Politikë.

Në Berlin, kjo kritikë është injoruar. Por nga momenti i përfshirjes së SHBA-së në këto kritika, çështja ka marrë përmasa të tjera. Verën e kaluar presidenti Donald Trump deklaroi:”Gjermania do të jetë tërësisht e varur nga energjia ruse, nëse nuk e ndryshon menjëherë kursin e tanishëm”.

Riçard Grenel, ambasadori amerikan në Berlin, ka kërcënuar madje me sanksione sipërmarrjet gjermane të përfshira në këtë projekt. Uashingtoni duket se po e humb durimin. “Koha për veprim është tani!”- tha një përfaqësues i lartë i qeverisë amerikane në një deklaratë për Deutsche Ëellen. “Kur të përfundojë gazsjellësi, Evropa do të humbë hapësirën e veprimit kundrejt Rusisë”.

Por qeveria gjermane, mendon se këtu kemi të bëjmë me interesa biznesi: SHBA-ja është e interesuar që në Gjermani të shesë gazin e saj, sikurse bën tani me Poloninë. Në vitin 2016, Polonia ndërtoi një terminal të madh për gazin amerikan në kufi me Gjermaninë.

Ministri gjerman për Ekonominë, Peter Altmajer nuk ka përjashtuar as importet nga SHBA, por vetëm si plotësim shtesë për gazin rus – nëse çmimi është në rregull. Berlini pohon se nuk do t’u nënshtrohet në asnjë mënyrë presioneve nga jashtë. Këtë e ka theksuar edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, në Forumin Ekonomik në Davos.

Ish-kancelari Shrëer lobon për Rusinë

Për Rusinë ky është një projekt strategjik, pasi ky vend jeton mbahet kryesisht falë eksporteve të gazit. Kremlini do të përfitojë sa më shumë nga këto burime. Ndërkohë që Moska synon të evitojë mundësinë, që Ukraina dhe Polonia të ndërpresin furnizimin me gaz.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka angazhuar ish-kancelarin Gerhard Shrëder, të lobojë për ndërtimin pa pengesa të projektit “North Stream 2”. Nëse shtohen kritikat, Moska do të jetë e gatshme të bëjë lëshime ndaj Ukrainës, por lëshime të tilla nuk do të ketë deri në përfundimin e projektit. Më pas Rusia mund të veprojë nga pozicione më të fuqishme.

Koha po kalon

“Nord Stream 2”, është një çështje e rëndësishme edhe për Bashkimin Evropian. Këtu përplasen interesat e vendeve të ndryshme, ndaj Komisioni duhet të gjejë një zgjidhje për të gjitha vendet e BE-së.

Komisioneri për Energji, Migel Arias Kanete, deklaroi në vitin 2016 se “Nord Stream”, nuk është një projekt me interes për të gjitha vendet e BE-së. Komisioni po përpiqet të mos pengojë hapur shtrirjen e tubacioneve, por ai është i interesuar që projekti t’u përmbahet rregullave strikte të konkurrencës në BE.

Për një vendim të tillë, kërkohet miratimi i Parlamentit Evropian, Këshillit dhe shteteve anëtare. Polonia dhe vendet baltike, janë kundër projektit “Nord Stream 2”. Ato kanë mbështetjen edhe të Britanisë së Madhe, Danimarkës, Sllovakisë, Irlandës, Suedisë, Italisë, Luksemburgut dhe Kroacisë.

Nga ana tjetër, Gjermania, Austria dhe Holanda duan vazhdimin e projektit. Kompani nga këto vende, janë të përfshira në ndërtimin e gazsjellësit. Vendimtar do të jetë ndër tjera edhe qëndrimi i Francës, e cila ende nuk është prononcuar qartë mbi këtë çështje.

Nëse Parisi deklarohet kundër, atëherë projekti nuk do ta ketë shumicën e duhur. Por Franca është tradicionalisht në anën e Gjermanisë, ndërkohë që edhe kompania franceze “Engie”, është e përfshirë në realizimin e “Nord Stream 2”.

Presidenca rumune e BE-së, po përpiqet të gjejë një kompromis. Por për këtë ka shumë pak kohë, sepse në muajin maj do të mbahen zgjedhjet për në Parlamentin Evropian. Më pas duhet të krijohet një Komision i ri, deri në nëntor. Ndërkohë projekti do të vazhdojë. E nëse Brexit realizohet deri me 29 mars, atëherë kundërshtarët do të humbisnin një partner të fuqishëm.

Projekt politik?

Bllokimi i “Nord Stream 2”, duket i pamundur. Por kundërshtarët e tij, e kanë arritur një fitore. “Varshava ka arritur që ta lidhë këtë projekt ekonomik me një debat të gjerë politik”- thotë Kai-Olaf Lang. Rezistenca ndaj “Nord Stream 2”, është rritur jo vetëm në vendet lindore por edhe në Gjermani, dhe ky projekt përdoret si një argument në debatet gjeostrategjike.

Kundërshtarët e “Nord Stream 2”, theksojnë në veçanti një deklaratë të kancelares Angela Merkel në prillin e vitit 2018. Pas një takimi me Presidentin ukrainas Petro Poroshenko në Berlin, ajo tha se “gazsjellësi nuk është vetëm një projekt ekonomik, por edhe politik”.

Volfgang Ishinger, drejtues i Konferencës së Sigurisë në Mynih, pohon se kjo deklaratë e Merkelit është e vonuar, dhe se interesat e evropiano-lindorëve nuk janë trajtuar si duhet. Polonia, Ukraina dhe vendet baltike shpresojnë në një mbështetje më të fuqishme nga Gjermania.

Submit a comment