Gati gjithçka për derbin e madh të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës

ndeshjaDerbi më madhështor i futbollit shqiptar do të ngre siparin në arenën e shumë betejave të shkuara, Partizani – Tirana do të përballen jo thjesht për fitoren, por për krenarinë dhe respektin e të gjithë atyre që me zemër i kanë ndjekur historikisht këto dy gjigandë të futbollit shqiptar. Të kuqtë i afrohen kësaj sfide në formë shumë të mirë dhe virtualisht në majën e klasifikimit. Tekniku Duro e ka rikuperuar tashmë pjesën dërrmuese të lojtarëve të dëmtuar dhe i vetmi shqetësim është mungesa e Vrapit për shkak pezullimi, por Cuculi i aktivizuar edhe më parë në qëndër të mbrojtjes ofron garanci, ndërsa rikthimi i Nexhipit dhe Mazrekajt është një armë e fortë për 15 herë kampionët e vendit.

Trajneri i Partizanit do të aplikojë skemën që ka rezultuar e suksesshme deri më tani në kampionat, pra formacioni 4-2-3-1. Në portë do të jetë si gjithnjë Alban Hoxha në kërkim të rekordit personal, më pas do të vendosen Trashi nga e majta, Cuculi dhe Rrahmani në qëndër dhe Fejzullahu nga e djathta, digën në mesfushë do ta formojë dyshja Daja Batha, ndërsa Mazrekaj, Nezhipi dhe Vila do të jenë në mbështetje të sulmuesit të vetëm Stefan Racic.

Në krahun tjetër Tirana vjen e karkikuar më shumë se kurrë jo vetëm nga rëndësia e kësaj përballjeje, por edhe nga fakti se një fitore e mundshme do ta ngjiste ekipin bardheblu në krye të kampionatit. Magani nuk ka problem formacioni, ku ka në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve. Tekniku i 24 herë kampionëve të Shqipërisë me të gjitha gjasat do të aktivizojë Bushic në sulm, duke e ulur në stol morinën, ndoshta me mendimin për ta shfrytëzuar si as nënë mëngë 22 vjeçarin. Trajneri I Tiranës do të rreshtojë skuadrën e tij me modulin taktik 4-3-1-2 ku sigurisht që loja e badhebluve do të përqëndrohet tek lojtari më i mirë i momentit Elis Bakaj. Në kuadrat do të jetë Frashëri, 4-shja e mbrojtjes do të formohet nga Kalari, Curri, Bulku dhe Kërrciku,në mesfushë do të vendosen Karabeci, Muça dhe Taku, ndërsa Bakaj do të lëvizë pas krahëve të dyshes sulmuese Ndikumana – Bushiç.

Interesi publik për këtë supersfidë është në stadin më të lartë, me një “Qemal Stafa” që pritet të oshëtijë nga brohorimat e tifozerive, ku nuk do të mungojnë emocionet deri në frymëmarrjen e fundit.

Submit a comment