Gara e armatimit SHBA-Rusi:S’po luhet me zjarrin, por me fundin e botës


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
4 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Nga Max Hofmann “Deutche Welle”

Sigurisht, sipas të gjitha informacioneve të ditura më herët, SHBA0ja ka të drejtë. Me raketat e saj 9M729, Rusia ka shkelur marrëveshjen INF për ndalimin e raketave bërthamore tokësore me rreze të mesme veprimi.

Këtë e kanë konfirmuar për Deutsche Welle edhe shërbime të ndryshme sekrete perëndimore, veçmas njëri-tjetrit. E përse duhet të qëndrohet në një marrëveshje, që realisht nuk funksionon?

Por me këtë hap, bie një element i rëndësishëm i strukturës së sigurisë, që gjithmonë ka qenë e lëkundur prej zgjedhjes së Donald Trumpit president. Shtetet e Bashkuara, dalin nga kjo marrëvesje pa pasur një vizion realist për një marrëveshje të re.

Si nga amerikanët, ashtu edhe nga rusët dëgjohet gjithmonë se e gjitha kjo lëvizje i adresohet Kinës. Pekini nuk ka qenë i lidhur me ndonjë marrëveshje të ngjashme, dhe po zbaton masivisht një politikë të armatimit.

Sidomos për Rusinë, kjo është problematike. Për shkak të një potenciali kërcënues që vjen nga Lindja, sipas Moskës është e nevojshme pasja e raketave tokësore me rreze të mesme veprimi.

Të luash me fundin e botës

Një pikëpamje e tillë, nuk mund të mohohet nëse shihet në një rrafsh ushtarak. Vetë SHBA-ja po ndjek ndjekin me shqetësim në rritje shtimin marramendës të shpenzimeve ushtarake dhe armatimit në Kinë.

Në këto kushte, si do ta përmirësojë gjendjen prishja e marrëveshjes së fundit më të madhe mbi armët bërthamore? Kjo është si të luash me fundin e botës. Aktualisht dëgjohet refreni, se ndryshimi i klimës, mund t’i japë njerëzimit goditjen vdekjeprurëse.

Ka shumë gjasa që kjo të jetë e vërtetë. Por një garë e re armatimi e pakontrolluar mes Rusisë dhe SHBA-së e lidhur me një fuqi të re ushtarake botërore si Kina, e bën të ardhmen edhe më të zymtë. Ne të gjithë, veçanërisht europianët që kanë qenë si një top në fushënbetejën potenciale të fuqive të mëdha, patëm shumë fat.

Gjatë krizës së raketave në Kubë në vitin 1962, katastrofa ishte shumë pranë. Një arsye, se përse një skenar i tillë i tmerrshëm u shmang, ishin ata që kishin në dorë çelësin e rëndësishëm – Xhon F.Kenedi dhe Nikita Hrushov. Politikanë të tillë të shkollës së vjetër, nuk i gjen më aty ku ndodhen butonat e armëve nukleare. Deri së fundmi, Trump i ka qëndruar fatmirësisht larg çështjeve ushtarake. Në selinë e NATO-s, ai e ka ngritur zërin për më shumë para dhe kontribute, që duhen dhënë nga aleatët. Kjo tani duket se ka marrë fund.

Presidenti rus Putin, luan me shumë dëshirë me zjarrin në Perëndim të perandorisë së tij të madhe. Sepse, edhe nëse mosmarrëveshja me Kinën mund të duket e kuptueshme, ajo nuk të sqaron, se pse raketat me rreze të mesme veprimi Putini ia tund para fytyrës europianëve.

Ajo që duhet:Një marrëveshje bërthamore botërore

BE dhe bota, do të mbeten shpejt pa një marrëveshje për armët bërthamore. Nga instrumentat për kufizimin e armëve atomike tek ç’armatimi, mbetet vetëm marrëveshja “Neë Stat”, të cilës i mbaron afati në vitin 2020.

Deri atëherë ne duhet të kemi atë, për të cilën ka nevojë bota:Një marrëveshje të gjerë botërore për kontrollin e armëve atomike. Çdo gjë tjetër nuk do të jetë jetëgjatë, po të mendosh se janë një sërë vendesh të tjera që kanë ambicie nukleare. Me këtë kurs politikanët botërorë që aktualisht janë në fuqi i lenë gjeneratave të ardhshme një botë vërtet të frikshme.

Shumë njerëz në Evropë nuk ndjehen të kërcënuar, dhe as e kanë idenë se ç’do të thotë luftë. Shumë bukur. Por shanset se situata të mbetet kështu, janë përkeqësuar me daljen e SHBA nga marrëveshja INF. Nga natyra, njeriu është harraq –  kjo vlen edhe për kombet dhe presidentët. Rusia dhe SHBA duhet të kujtojnë me shpejtësi, se çfarë loje tmerrësisht shkatërruese po luajnë aktualisht.

Submit a comment