GAP: Kosova dhe Shqipëria të zhvillojnë bashkëpunimin në energji

marredhenieKosova dhe Shqipëria kanë më shumë arsye të zhvillojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre në fushën e energjisë.
Në një analizë të institutit GAP rekomandohet që bashkëpunimi energjetik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duhet të intensifikohet edhe më tej me ndihmën e qeverive të dy vendeve.
Ky bashkëpunim duhet të rezultojë në krijimin e një tregu të përbashkët të energjisë dhe konkretizimin e planeve strategjike për bashkëpunim energjetik ndërmjet dy vendeve.
Gjithashtu duhet të synohet lufta ndaj pengesave të bashkëpunimit energjetik, siç është lufta ndaj korrupsionit, si dhe nënshkrimi i marrëveshjes së ujërave ndërkufitare për përdorim energjetik.
Bashkëpunimi duhet të parashikojë edhe stimulimin dhe zhvillimin e burimeve të ripërtrishme të energjisë.

Submit a comment