Fushë Krujë, denoncoi shpërthimet, i vendosin tritol pranë dyqanit
Persona të paidentifikuar kanë vendosur tritol në godinën që ishte në pronësi të një shtetaseje e cila mësohet se ka denoncuar disa raste të personave që vënë tritol.
Nga të dhënat e para mësohet se lënda plasëse është vendosur në garazhin e banesës, poshtë dyqanit i cili është në pronësi të Vera Qorrushit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fushë Krujës.
Korrespondenti i Ora News, Ahmet Zani informon se gruaja kishte deklaruar se tritoli ishte vënë pas një sërë denoncimesh që kishte bërë në polici për rastet e shpërthimeve me tritol në Fushë Krujë