Fund abuzimeve me ndihmën ekonomike, Seferi: Prioritet familjeve me shumë fëmijë

ndihma ekonomike23 mijë familje mesatarisht të pasura kanë ngrënë në kurriz të atyre që vërtetë kanë patur nevojë për një ndihmë nga shteti. Bëhet fjalë për abuzuesit me ndihmën ekonomike që sipas Drejoreshës së Përkujdesit Shoqëror dhe e Shërbimeve të Integruara Denada Seferi tashmë janë nxjerrë jashtë skemës.

“Kemi pilotim të një skeme të re, e cila po realizohet në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Një person i cili duhet të aplikojë në këtë skemë të re të ndihmës ekonomike, paraqitet përsëri përpara administratorit shoqëror, plotëson formularin e caktuar, por verfikimet janë në sistemin online. Pra në qoftë se ka një person i cili mendon se mund të mashtrojë, verifikimet online japin në kohë reale të gjithë këtë pjesë të “gënjeshtrës”, që jepet nga qytetarët”, tha Seferi.

Por cilët janë kategoritë që do të vendosen në krye të listës që me të drejtë do t’i jepet prioritet për të marrë ndihmën ekonomike?

“I është dhënë përparësi familjeve të cilat kanë shumë fëmijë, të cilat deri më sot ishin jo të favorizuara në skemën e ndihmës ekonomike, sepse kishte masa të përcaktuara fikse për cdo kryefamiljar, kryefamiljare apo cdo anëtar të familjes. Sot janë favorizuar fëmijët dhe familjet me shumë anëtarë”

Ndihma ekonomike është 8000 lekë në muaj dhe aktualisht në skemë janë 83.000 përfitues. Ministria e Mirëqënies Sociale tha se nëpërmjet sistemit të dixhitalizimit gjithaçka do të jetë transparente dhe askush nuk do të abuzojë me dokumentacionin dhe përfitime.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment