“Frytet e Besimit” ndalen në Delvinë

delvineProgramet fetare “Frytet e Besimit” janë ndalur në Xhaminë e Delvinës, pas namazit të Jacisë, me një mikpritja e ngrohtë dhe sqimatare e besimtarëve të këtij qyteti.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Ali Zaimi në fjalën e tij u shpreh se besimi është durim dhe falënderim dhe se detyra e njeriut është t’ia bëjë të njohur këtë njerëzve. “Detyra e parë e njeriut në këtë botë është të njohë dhe të dojë Zotin e tij. Detyra e tij e dytë është t’ia bëjë atë të njohur njerëzve të tjerë secili sipas mundësive dhe mënyrës më të mirë të mundshme”, tha nënkryetari Zaimi.

Gjithashtu ai nënvizoi se njerëzit duhen të jenë të sigurt nga besimtarët. “Besimi është një vlerë e shoqërisë dhe një rregullator i jetës së çdo individi, i cili e fisnikëron njeriun dhe pasqyron tek ai, vlerat më të larta, humane e shoqërore.”, nëvizoi z. Zaimi.

Ndërsa Kryevaizi i KMSH-së H. Lauren Luli, u shpreh se cilësitë e besimtarit të mirë janë të mëshiruara te Profeti Muhamed dhe se të gjithë myslimanët duhet të ndjekin shembullin e tij.

“Allahu na ka krijuar në mënyrën më perfekte, por cilat janë ato cilësi që mbart dhe duhet të ketë një besimtar? Përgjigjja e kësaj pyetje qëndron të shembulli i Profetit Muahmed a.s. Ashtu siç Allahu thotë në Kuran, se me të vërtet ju kishit shembullin më perfekt te Profeti Muahmed, me jetën veprat, fjalën e tij ai erdhi për të na treguar ne, se si duhet të jetë një besimtar. Shembulli i tij mahniti gjithë botën. Të gjitha cilësitë e një besimtari të vërtetë dhe në shkallën më të lartë mëshirohen tek ai”, nënvizoi z. Luli.

Ndërsa Myftiu i Delvinës, Bledar Ali, u shpreh se besimi mbahet gjallë dhe ushqehet nga përkujtimi dhe diskutimi i çështjeve të fesë, pasi siç tha ai, çdo individ ka nevojë t’i rikujtojë vazhdimisht edhe ato gjëra që di, në mënyrë që të mos harrohen.

Ndërkohë mbrëmja u pasua edhe me këndim Kurani nga studenti i teologjisë në Universitetin Bedër, Adnan Merja.

Pas programit, përfaqësuesit e KMSH-së inspektuan edhe punimet e Xhamisë së re të Delvinës, punime të cilat priten të mbarojnë së shpejti.

Submit a comment