Francë, mijëra qytetarë në protestë:Antisemitizmi, një problem serioz


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
4 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Nga Adam Nossiter “The New York Times”

Mijëra njerëz, u mblodhën kundër antisemitizmit në Paris mbrëmjen e së martës, në një tubim të thirrur nga partitë kryesore politike franceze, organizatat hebraike në vend, pas disa incidenteve të rënda antisemite, të ndodhura ditët e fundit, përfshirë përdhosjen e një varreze hebreje një natë më parë.

Ky akt vandalizmi, çoi presidentin e Francës, Emanuel Makron në një fshat të vogël në verilindje të vendit, disa orë para se turma të mëdha njerëzish të mbushnin një nga sheshet historike të kryeqytetit, Sheshin e Republikës, dhe të qëndronin në heshtje fjalimin e shkurtër të një rabini, dhe himnin kombëtar, përpara se të shpërndaheshin sërish në një heshtje solemne.

Në shesh, kishte hebrenj dhe jo hebrenj, studentë dhe parizienë të veshur mirë, shumë pensionistë, por edhe shumë të rinj. Shumë prej tyre, thanë se kishin ardhur për shkak të një frike të re, të pazakontë. “Kam frikë nga gjithçka që po ndodh”- tha Xhoel Malakane, punonjëse e zyrës së pensioneve, që ishte në tubim së bashku me vajzën e saj. “Unë jam e frikësuar për të ardhmen e hebrenjve. Sot nuk është e lehtë të jesh një hebre”.

“Ne jemi të frikësuar”- theksoi Mejer Siboni, një punonjës banke në moshë të mesme, që ankohej se askush tjetër nga puna e ij, nuk kishte ardhur në tubim. “Unë as që e diskutova më ta, pasi e dija se nuk do të vinin!”.

Gati askush në tubim, nuk kishte veshur ngjyrat e protestuesve anti-qeveritare të Jelekëve të Verdhë, lëvizja e të cilave është dëmtuar në javët e fundit nga shfaqejet antisemitike, që duken të rrënjosura thellë në ndjenjat historike anti-hebraike të vazhdueshme në Francë, të paktën që nga shekulli XIX-të.

Mediat franceze, vlerësuan se në tubim morrën pjesë mbi 20.000 njerëz, ku nuk munguan kryeministri Eduard Filip, disa ish-presidentë, dhe shumë politikanët të tjerë kryesorë të vendit.

Mijëra të tjerë, protestuan kundër rritjes së anti-semitizmit në Francë, në tubime më të vogla në qytete të tjera. Tubimet u planifikuan pjesërisht si përgjigje ndaj njoftimit të Ministrisë së Brendshme javën e kaluar, për një rritje prej 74 për qind të incidenteve antisemite në vitin 2018.

Vitet e fundit, grupimet hebraike dhe studiuesit kanë konstatuar incidente në rritje kundër hebrenjve, të cilët përbëjnë më pak se 1 për qind të popullsisë, në mesin e emigrantëve francezë, dhe thanë se dhuna kulmon zakonisht në rastin e shpërthimeve të reja të dhunës, në konfliktin midis Izraelit dhe palestinezëve.

Por tubimi i të martës, u nxit pas një vargu incidentesh anti-semite të kohëve të fundit, me disa prej tyre të lidhura me marshimet e Jelekëve të Verdhë. Të shtunën, një nga figurat kryesore letrare të vendit, kritiku Alen Finkelkro, ishte objekt i fyerjeve antisemite gjatë një proteste të Jelekëve të Verdhë, një episod që provokoi një reagim të ashpër nga presidenti Emanuel Makron, i cili zhvilloi një bisedë telefonike me shkrimtarin.

Dy ditë më vonë, një varrezë hebreje shekullore në fshatin e vogël Kuazenhajm në Francën verilindore, u përdhos natën. Rreth 96 varre u shkarravitën me llak me svastikën, simbolin e nazistëve gjermanë.

Të martën Makron, i veshur me një kipuc në kokë, vizitoi fshatin dhe varret e dhunuara, duke e denoncuar këtë akt si një “marrëzi absurd”.

“Ne do t’i dënojmë ata. Do të ndërmarrim veprime të forta dhe të qarta”- tha ai. Po dje, kryeministri Filip, mbajti një fjalim në Asamblenë Kombëtare për të dënuar incidentet anti-semite të kohëve të fundit, duke vënë gishtin në një diagnozë që është gjerësisht e pranuar, sidomos nga hebrenjtë francezë, por që rrallë është pranuar publikisht nga autoritetet.

“Antisemitizmi, është thellësisht i rrënjosur në shoqërinë franceze. Duhen marrë masa emergjente”- tha Filip, që pranoi se kjo betejë do të jetë e vështirë. Shumë njerëz në tubimin e Parisit, u shprehën të habitur nga incidentet e fundit.

“Jemi të tronditur. Unë zakonisht nuk dal në protesta, por kjo ishte e diçka e detyrueshme. Kjo ringjallje e antisemitizmit, është vërtet tronditëse”- tha Lyk Grele, avokat. Edhe një grup profesionistësh të rinj në moshën 30 vjeçare, shprehën shqetësime të ngjashme. “Antisemitizmi në Francë, po rritet në mënyrë të rrezikshme në Francë”- tha Ron Birnbaum. “Francezët nuk mund dhe nuk duhet ta tolerojnë këtë”.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment