Francë-Itali:Pas krizës, qëndron një përçarje më e thellë mbi Evropën


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
5 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Nga Simon Toubeau “London Economics School”

Franca dhe Italia, gjenden tashmë në një krizë të hapur diplomatike, të provokuar nga një takim i kohëve të fundit mes zv/kryeministrit italian Luixhi Di Maio, njëherazi kreu i Lëvizjes Pesë Yjet, dhe përfaqësuesve të lëvizjes franceze të protestës, Jelekët e Verdhë.

Di Maio, shprehu mbështetjen e tij për këtë lëvizje, teksa ajo po përgatitet të garojë me kandidatë e saj në zgjedhjet për në Parlamentit Evropian, që mbahen në maj të këtij viti. Kjo shkaktoi shumë zemërim tek presidenti francez, Emanuel Makron, aq sa Franca e tërhoqi ambasadorin e saj nga Roma, duke e akuzuar qeverinë italiane për sulme verbale të “paprecedenta, që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Por ky gjest, nuk ishte ndonjë rrufe në qiell të pastër. Tensionet midis dy qeverive – mbi korporatat, politikën ndaj Afrikës, dhe një koleksion të veprave të Leonardo Da Vinçit – janë rritur qëkur në Itali erdhi në pushtet qershorin e kaluar, një qeveri e re e populiste.

Por konflikti i kohëve të fundit, nënkupton se raportet janë përkeqësuar në një pikë të paprecedentë. Dhe është e vështirë të shihet, se si ato mund të përmirësohen në një periudhë afatshkurtër.

Është diçka e pazakontë, që 2 prej anëtareve themeluese të Bashkimit Evropian, të kenë një konflikt kaq të hapur. Por është gjithashtu e jashtëzakonshme, që Italia të ketë një qeveri populiste, e cila është kaq armiqësore ndaj BE-së.

E gjitha kjo, tregon se pas krizës diplomatike shtrihet një përçarje më e thellë mbi Evropën. Lëvizja “La Republique En Marche” e Makron, është e panjohur në skenën politike franceze, por megjithatë përfaqëson qendrën liberale pro-evropiane.

Për të formuar qeverinë e tij të re, Makron u mbështet nga individë nga e majta dhe e djathta e moderuar e spektrit politik. Në Francë, forcat e majta (La France Insoumise), dhe të djathta populiste (Rassemblement National) janë në opozitë.

Por në Itali forcat ekuivalente – Lëvizja Pesë Yjet dhe Lidhja – janë në qeveri, ndërsa qendra kryesore pro-evropiane ndodhet në opozitë. Ky orientim, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në vizionin e qeverive franceze dhe italiane mbi BE-në.

Makron e prezantoi vizionin e tij ambicioz, të një bashkëpunimi më të thellë mes vendeve të unionit mbi çështjet e jashtme, ushtarake dhe ekonomike, në fjalim të tijin në Sorbonë shtatorin e kaluar. Kjo u materializua në janar të këtij viti, megjithëse në mënyrë modeste, me nënshkrimin e Traktatin të Ahenit, së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Ndërkohë, Lidhja dhe Lëvizja Pese Yjet, ndihen më rehat me qeveritë e tjera populiste dhe euroskeptike në Austri, Poloni dhe Hungari. Të dyja qeveritë, duhet t’i japin njëfarë besueshmërie këtyre “vizioneve”, pasi zgjedhjet evropiane po afrojnë.

Ata i kanë dhënë tashmë votuesve një shije të fushatës së ardhshme, e cila do të nxjerrë në pah ndarjet që ekzistojnë në mbarë Evropën, në lidhje me natyrën bazë, qëllimin dhe drejtimin e ardhshëm të BE-së.

Sulmet e shpeshta të qeverisë italiane kundër qeverisë franceze, janë kësisoj sulme indirekte kundër agjendës së integrimit pro-BE, dhe kundër vetë BE-së. Përpjekja e presidentit francez për të forcuar Evropën, ka krijuar një konflikt serioz me Jelekët e Verdhë, ndërsa përpjekjet e qeverisë italiane për të kënaqur bazën e saj elektorale, kanë krijuar konflikte me Evropën.

Shihni politikat ekonomike. Makron po përpiqet të zbatojë një program shumë ambicioz të reformave ekonomike, ku përfshihen reforma e arsimit, ajo e tregut të punës, apo e sistemit të pagave dhe pensioneve, ku Makron ka qenë i suksesshëm.

Ndërkohë, qeveria italiane – veçanërisht Lëvizja Pesë Yjet, me bazën e saj elektorale në Italinë e Jugut – po merr një qasje të kundërt ndaj politikës ekonomike duke premtuar mbrojtje më të madhe sociale:rritjen e pensioneve, të ardhura universale për të papunët, dhe shpenzime më të mëdha për shërbimet sociale.

Dhe këtë po e bën, edhe pse qeveritë italiane janë ballafaquar ndër dekada me stanjacionin ekonomik, dhe me nivele të larta të deficiteve buxhetore dhe borxhit publik. Ose merrni rastin e politikës së emigracionit, që ka qenë veçanërisht e spikatur në Itali, kryesisht për shkak të numrit shumë të madh të emigrantëve të paligjshëm, që mbërrijnë në brigjet e saj.

Italianët ndjejnë me të drejtë, se lanë lënë vetëm në menaxhimin e ardhjes së emigrantëve të paligjshëm nga Afrika e Veriut. BE, për shkak se është një organizatë e madhe dhe plot burokraci, ka qenë tepër e ngadaltë në zhvillimin e një qasjeje të përbashkët për t’i dhënë Italisë mbështetjen materiale, logjistike dhe financiare që ajo kërkon.

Kjo është diçka për të cilën italianët – dhe sidomos Lidhja – kanë kohë që janë zemëruar. Së bashku me zhgënjimin që italianët ndjejnë nga anëtarësimi në euro, kjo përbën efektivisht bazën e pakënaqësisë popullore ndaj BE-së.

Prandaj, qeveria italiane refuzoi hyrjen në portet e saj të anijeve që transportojnë emigrantë, duke e zhvendosur problemin tek francezët fqinjë. Nga ana e saj qeveria franceze, përballë kundërshtimeve populiste në rritje ndaj emigracionit, hezitoi të reagojë në kohë Kriza franko-italiane, mund të zbutet disi pas zgjedhjeve evropiane. Deri atëherë, Makron është shumë i përshtatshëm si një ‘tabele qitje’ për partitë i populiste taliane, pasi ndihmon në unitetin e tyre kundër BE-së.

Por ajo do të zgjidhet, vetëm nëse ka ndryshim në urrejtjen ideologjike ndaj qeverisë në Itali (ose Francë), ose nëse BE-ja është në gjendje të ofrojë atë që kërkon qeveria italiane:fleksibilitet më të madh në fushën e politikës ekonomike, dhe efektivitet më të madh në fushën e emigracionit. Por kjo nuk ka gjasa që ndodhë së shpejti.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment