FRANCË – Airbus A320Neo kryen fluturimin provë

Airbus A320NeoAirbus A320Neo, version i riprodhuar i avionit për transport i përdorur për distanca të mesme nga prodhuesit evropianë, u ngrit sot në mesditë nga aeroporti i Tuluz-Blagnac (jugperëndim), për fluturimin e tij të parë provë.

Fluturimi i parë, që do të zgjasë pak a shumë dy orë, është fillimi zyrtar i një fushate të fluturimeve provë duke vënë në punë tetë avionë para livrimit të parashikuar në fund të vitit 2015.

Avioni, që ka gjithashtu përmirësime aerodinamike, do të sigurojë një kursim të karburantit për pasagjerët prej më shumë se 15 për qind në raport me versionin klasik të publikuar në fund të viteve ’80.

“Ky kursim do të arrijë në 20 për qind në vitin 2020 në sajë të përmirësimit të mëtejshëm të motorëve dhe një rritjeje të kapacitetit të avionëve”, theksoi zyrtari i programit Klaus Roewe, në një konferencë shtypi në mjediet e Airbus.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment