FMN në zyrën e Fullanit, takimi i parë pas vjedhjes së 713 mln lekëve

bankaNë një moment kur debatet për vjedhjen e ndodhur në Bankën e Shqipërisë kanë hapur debate, delegacioni i FMN-së i mbërritur në Shqipëri para disa ditëve, realizoi sot një takim në Bankën e Shqipërisë.

Përveç diskutimeve për ecurinë ekonomike, në qendër të diskutimeve ishte edhe vjedhja e 713 milion lekëve si dhe ecuria e hetimeve për këtë çështje.

Takimet e para të misionit të FMN-së janë kryer në Ministrinë e Financave, ku janë analizuar arritjet por edhe problemet më të prekshme të financave, siç është borxhi publik.

Kjo vizitë e FMN-së realizohet çdo tre muaj, në bazë të marreveshjes se huasë që FMN ka nënshkruar me qeverinë shqiptare në muajin shkurt.

Referuar kësaj marrëveshje, në mesin e muajit shtator parashikohet dhe disbursimi i trashit të tretë prej 26 mln euro për qeverinë shqiptare.

Ndërkohë, në qendër te axhendës së takimeve ishte edhe rishikimi i buxhetit 2014 si dhe hartimi i projekt-buxhetit 2015, si pjesë e kontrollit mbi gjendjen financiare dhe makroekonomike të ekonomisë shqiptare.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment