Filipine: Dhjetëra të humbur pas mbytjes së tragetit

PhilipineAutoritet detare në Filipine po zhvillojnë kërkime për të mbijetuar pas mbytjes së një trageti me 84 njerëz në bord të shtunën në ujërat pranë ishullit Leyte.

Roja bregdetare e Filipineve njoftoi se 63 pasagjer ishin shpëtuar mëngjesin e së shtunës. Një zëdhënës tha se trageti kishte dërguar një sinjal për probleme pas një avarie, duke bërë që anija të mbeste e bllokuar në ujëra mes valëve të larta dhe erërave.

Aksidenti ndodhi ndërsa stuhia tropikale Kalmaegi po kalonte në veri drejt Detit të Kinës së Jugut. Por zëdhënësi i rojës bregdetare u tha gazetarëve se nuk kishte paralajmërime për stuhi deri në ishullin Leyte ku ndodhi aksidenti.

Agjencia e lajmeve Reuters thotë se autoritetet po hetojnë pohimet e dëshmitarëve se rreth 100 njerëz kishin hypur në traget në qytetin Lioloan për udhëtimin 3-4 orësh drejt qytetit Sriago.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment