Shërbimi stomatologjik për nxënësit e shkollave të zonave rurale do të aplikohet për herë të parë këtë vit.
Shefja e shërbimit stomatologjik, Afërdita Lino, tregon se problemet e nxënësve me shëndetin oral janë serioze, për shkak të neglizhencës dhe mungesës së një kulture për mirëmbajtjen e tyre.
Grada e sëmundshmërisë së gojës tek nxënësit është mjaft e lartë dhe në rritje nga viti në vit, edhe pse shërbimi stomatologjik për nxënësit e shkollave ofrohet falas.
Duke u ndalur te shkaqet që sjellin dëmtim të shëndetit oral te moshat e vogla, stomatologët rendisin ushqimin që konsumohet, kulturën e prindërve për kujdesin ndaj fëmijëve, si dhe ajo që është më e rëndësishme, mungesa e fluorurit për forcimin e smaltit.