Fier, pajisjet elektrike dëmtojnë sytë e fëmijëve, apeli i okulistes

okulistQëndrimi i fëmijëve të vegjël përpara aparaturave elektronike si celulari, kompjuteri, Ipadi dhe televizori, shoqërohet me çrregullime të pamjes.

Mimoza Silaj, mjeke okuliste pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Spitalin Rajonal Fier, flet me tone të ashpra ndaj prindërve, që siç thotë mjekja, nga përtesa e tyre për t’u kujdesur për fëmijët dhe neglizhenca për një kontroll rutinë që në klasat e para, u shkaktojnë pasoja të rënda në sy dhe të pariparueshme edhe me operacion. Kështu, ajo ka tërhequr vëmendjen e prindërve në këtë drejtim por edhe për mënyrën e të ushqyerit të fëmijëve.

Mjekja okuliste bën thirrje edhe për moshat adoleshtente dhe madhore, pasi nga një kontroll i thjeshtë janë konstatuar mjaft probleme të syve që kanë avancuar, kur mund të riparoheshin me një vendosje te syzeve.

Submit a comment