Fier, INUK aksion për prishjen e kioskave, konfrontim me pronarët
INUK nisi sot aksionin për prishjen e kioskave në qendër të qytetit të Fierit, me qëllim lirimin e hapësirave publike.
Aksioni hasi në kundërshtinë e disa pronarëve të kioskave me pretendimin se janë me dokumente të rregullta dhe kanë pronësinë e objektit.
Ndërsa avokati, Albert Alimadhi, i cili mbron një nga pronarët e kioskave e cilësoi shkelje ligji prishjen e objektit, në një kohë qe vijon procesi gjyqësor.
Kryeinspektori i INUK Fier, Ferdiand Muskaj sqaroi se janë rrëzuar kërkesë paditë nga ana e gjykatës, ndaj po vijojnë zbatimin e ligjit.
Ai shtoi se nga 27 kioska që do të prishen, vetëm 5 janë të rregullta dhe do kompensohen.
Aksioni do të vijojë dhe në ditët në vazhdim në bashkëpunim me INUK, ndërmarrjen e pastrim gjelbërimit, policinë bashkiake dhe atë të rendit.