Fier, ikin 60 mësues, DAR: Reformë e thellë, do zbatohet ligji

shk60 mësuesve u konfirmohet largimi nga sistemi i arsimit në Fier për shkak të mbingarkesës së krijuar.

Drejtuesi i Drejtorisë Arsimore Rajonale në Fier, Shkëlqim Allkaj, tha se nga këta mësues, do të sistemohen ata me eksperiencë pune, duke u transferuar në zonat rurale.

Allkaj tha se janë mjaft probleme në institucionet arsimore, çka pritet të sjellë një reformë të thellë në këtë drejtim duke i larguar edhe forcërisht mësuesit për respektimin e ligjit.

Për emërimet e reja aktualisht janë vetëm 10 vende vakante dhe mësuesit duhet të paraqiten në Drejtorinë e shkollave për të dorëzuar dosjen dhe më pas, do të jenë sërish Drejtoritë e shkollave, që do të bëjnë përzgjedhjen e kandidatit.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment