Fier, aksion ndaj mjeteve të palicencuara

fy

Fier, aksion ndaj mjeteve të palicencuara, Policia: Do ndalim konkurrencën e pandershme.

Policia e Fierit ka nisur një operacion për parandalimin dhe goditjen, e aktivitetit të paligjshëm të automjeteve në qarkullim taksi deri në 8 plus 1. Me këtë operacion synohet evitimi i konkurencës së pandershme dhe abuzive në transportin publik.

Gjatë operacionit janë proceduar 5 persona, pronarë të mjeteve taksi 8 plus 1. Janë proceduar përkatësisht B.T , 62 vjeç, banues në Ferm-Çlirim, Fier, po transportonte pasagjërë me mjet të palicencuar.

Gjithashtu po ndiqen në gjendje të lirë dhe shtetasit me iniciale, Z.H 33 vjeç, B.Y, E.B dhe A.K, kryesisht banorë të zonave përreth qytetit të Fierit. Aksioni i sotëm për ndalimin e aktiviteteve të mjeteve taksi të palicencuara, pritet të zgjerohet edhe më në ditët në vijim.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment