Fejziç nga Zenica ndërton anije ilire

ilireProjekti i tij më i madh i 50-vjeçarit Jasmin Fejzic nga Zenica e Bosnje-Hercegovinës është një kopje e anijes ilire 12 metra e gjatë, 3 metra e gjerë dhe 4 metra e lartë, të cilin e realizoi, siç thotë, për të ringjallur artefaktet.

Jasmin Fejzic (50), një qytetar nga Zenica e Bosnje-Hercegovinës, në një mënyrë unike ngjall të kaluarën në dru. Me duart e veta ai bën skulptura druri, në mesin e tyre dominojnë anijet ilire të madhësive të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Projekti i tij më i madh është një kopje e anijes ilire me dimensione 12 metra gjatësi, 3 gjerësi dhe 4 metra e lartë.

Fejzic frymëzohet nga historia e vendit, e cili qindra vite është marrë nga popuj të ndryshëm, vetëm ajo që është më e mira dhe “e cila ka një traditë të cilën shumë të tjerë e ëndërrojnë.”

Këtë profesion të pazakontë dhe të rrallë Fejzic e trashëgoi nga gjyshi i tij dhe më pas nga babai i tij.

Ai tregon për punëtorinë e zdrukthëtarisë, se si në fëmijëri bënte skulptura …

Ajo që e veçon këtë artist është kreativiteti i tij dhe përkushtimi. Deri tani ka bërë dy anije të mëdha ilire dhe shumë të vogla, top, katapulte dhe kohët e fundit mbijeton duke bërë levha-ve (pllaka) dhe suvenireve.

Projekti i tij më i madh është një kopje e anijes ilire me gjatësi 12 e gjerë tre dhe të lartë katër metra. Ndërtimi i anijes zgjati dy vjet. Ajo do të merrte shumë më pak kohë po të mos ishin problemet financiare.

Me kopjet e mëdha të anijeve, si dhe vizatime, filloi të merret pasi që fillimi i luftës e ishte pengesë që të shkojë në Gjermani për të punuar në një kompani anijesh.

Ai u kthye nga aeroporti i Zagrebit dhe siç thotë ai, kjo rënie nuk e ka penguar atë që të vazhdojnë të jetësoj ëndrrën e tij.
“Po të kisha financat, e gjithë rruga do të ishte zbukuruar me anije. Kam shumë Ide. Kam skica, makete, çdo gjë. Por më mungojnë financat,” tha ai Fejzic.

Duhet të theksohet se ky veteran i luftës me një pension prej 56 KM (mark konvertibil) arrin të realizoj shumë projekte, ekspozita, dekorime të brendshme, por edhe anijet, të cilat zbukurojnë rrugën e Zenicës “Sarajeva”, ku, thotë ai, punën e tij e shohin me mijëra njerëz.

Kjo anije do të mund të lundrojnë nëpër Bosnjë, si më parë, ndërkohë që, sipas Fejzic, në Zenicë kishte deti.

“Edhe për këtë ka prova, kuka për të lidhur anijet në disa male të Zenicës. Përsëris, çdo gjë lidhet me financa. Artistët janë në situatë shumë të keqe. Mbijetojnë”, tha Fejzic.

Pasi u prenë drutë në rrugicat e Zenicës, për shkak të ndërtimit të magjistrales së qytetit, Fejzic kërkoi qëllimisht trungjet e prera që më pas nga ato të bëjë punimin e shumluleshëve.

“Në këto trungje dhe dheut për rreth, kam gjetur një shumë të monedhave të vjetra të groposura për më shumë se 70 vjet, kanaçe të ushqimit që kam ngrënë si fëmijë, mermer, çdo gjë,” shtoi ai Fejzic.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment