Fédorovski : Kundër Europës, Putini zgjodhi Kinën.

china rusiaVladimir Fédorovski është një shkrimtar rus me orgjinë nga Ukraina dhe aktualisht  është më i botuari në Francë. Si diplomat, ai ka luajtur një rol aktiv në rënien e komunizmit. Fedorovski është promotor i reformës “perestroika” dhe më pas u bë zëdhënës shtypi i partisë së parë demokratike ruse. Ai ka shkruar vepra të shumta për mitologjinë Ruse si “Rruga e Fshehtë”, ( Botim i Rocher, 2014). Libri i tij i fundit “ Magjia e Moskës” do të botohet gjithashtu nga i njëjti botues.

Fédorovski : Kundër Europës, Putini zgjodhi Kinën.

Përgjatë një vizite në Turqi presidenti Rus, Vladimir Putin ka deklauar  pezullimin e projektit Ruso-Italian të gazsjellësit South Stream, i cili ka qenë viktimë e sanskioneve të vendosura nga Brukseli kundra Moskës në kuadrin e krizës Ukrainase. Çfarë inspiron ky vendim dhe çfarë do të nxjerrë në dritë strategjia e Vladimir Puninit?

Vladimir Fédorovski: Ky vendim nxjerr në pah që Vladimir Putin është në vijim e sipër të ndryshimeve gjeostrategjike mjaft të rëndësishme. Shkëputja e Rusisë nga Perëndimi është e krahasueshme ditët e sotme në shumë kuptime me atë që ndodhi në vitet 300 në regjimin politik të Pierit të Madh. Në atë periudhë, Cari e kishte shndërruar Rusinë në një fuqi aziatike. Veçanërisht, ai u afrua me Kinën, me të cilën është duke lidhur një aleancë të re ushtarake. Tashmë, presidenti Rus ka deklaruar që Gazpromi do të rriste me tre miliardë metër kub dërgesat përkundrejt Turqisë “derisa ajo të plotësonte kërkesat e saj”  dhe t’i lejonte asaj ulje me 6% për çmimin e petrolit, duke filluar nga 1 janari i 2015. Madje ai kërcënoi sërisht me furnizimet për Europën, duke sugjeruar që një pjesë e prodhimit do të dërgohej drejt Azisë.

Kjo ndarje gjeopolitike është rezultati i trazirës politike të brendshme. Qëllimi i sanksioneve amerikane, ishte që të influencohej politika e brendshme, e cila është kthyer si një fushë shahu.  Kjo situatë duhet të paraprinte rënien e rublës, monedhes zyrtare të Rusisë dhe rritjen e të pakënaqurve nga politikat e Vladimir Putinit. Realisht, asgjë nuk po ndodh siç ishte  parashikuar: shumëfishimi i saksioneve provokoi së fundmi lindjen e një krahu të ri naconalist, më shumë radikal se sa ai i Putinit. Dhe kjo gjë po ushtron presion të madh mbi qeverinë dhe ka çuar në margjinalizmin e opozitës liberale dhe të pro perëndimorëve. Në një formë të përshakllëzuar Putini është i detyruar të forcojë qëndrimet e tij.

Fjalimi i gjenaral De Gaulle për Europën e Atlantikut, përkundrejt Uraleve nuk reflekton vetëm vizionin e tij por realitetin e parë midis këtyre dy civilizimeve. Mediokriteti politik dhe diplomatik minon një ambient që është i shenjtë për historinë.

Cilat do të jenë pasojat e këtyre ndryshimeve strategjike për Europën dhe për Rusinë? Cili do të dalë fitimtar?

Këto zhvendosje ose ndryshime, sido që t’i quajmë, paraqesin një rrezik të lartë për Rusinë e për Europën dhe askush nuk do të jetë në gjendje të përfitojë. Pasojat ekonomike janë katastrofale për Europën. Po kthehem nga Gjermania, ku komuniteti i biznesit është i shqetësuar, 40% e gazit Gjerman vjen nga Rusia dhe shteti i trembet efektit të dominos: në Gjermani rritet çmimi i energjisë dhe në qoftë se bie tregu gjerman bie i gjithë tregu europian. Realisht, interesat vitale të Gjermanisë janë gjithëpërfshirëse dhe prej tyre varen edhe interesat vitale të Francës. Diplomacia europiane, e cila është tradicionalisht më e larmishme se sa diplomacia amerikane, duhet të veprojë urgjentisht. Për fat të keq vazhdimësia e Angela Merkelit e provon për momentin Europën të marrë aksione të menjëhershme. Kjo mungesë në Europë është mjaft e rëndësishme.

Dijet e lindura për qeverisje të Pierit të Madh në shekullin e XVIII  u thelluan më tepër nga Catherina e II dhe u sollën si princip në letërsinë e Tolstoit dhe të Balzakut, duke u ndaluar së fundmi tek Dostojevski. Për mua kjo është një tragjedi, i gjithë ky mediokritet politik dhe diplomatik po varros historinë”, deklaron gjeneral De Gaule

Nga të dyja anët, fryma e konfrontimit është thelbësore. Në këtë rast kthehemi në klimën e Luftës së Ftohtë dhe në të gjitha rastet kjo luftë do të jetë e shkurtër. Do të asistojmë në një skandal të vërtetë, i cili mund të përshkallëzojë në një skanadal ushtarak. Fatmirësisht, si në kohën e luftës së ftohtë, armët bërthamore janë të ndaluara për një ballafaqim direkt. Qeveria Ukrainase dhe separatistet pro rusë ishin në gjendje të përmbyllinin armëpushime të shumta në Ukrainën Lindore. Një nga këto marrëveshje që u përmbyll të martën më 2 dhjetor, ka të bëjë me çështjen e  aeroportit të  Doneskut.

A nuk është kjo një shenjë e pajtimit?

Ky armëpushim i vërtet është thjesht një gënjeshtër. Problemi i vërtetë Ukrainës, vjen nga situata dramatike e saj në planin ekonomik. Asaj i nevojiten urgjentisht 35 miliardë dollarë. Dhe në qoftë se dëshirojmë t’i vendosim këto shtete në standardet mesatare të shteteve të Europës Lindore, e gjitha kjo do të kushtojë dyfishin e kostos së ribashkimit të Gjermanisë, 300 miliardë euro.

Duke patur parasysh krizën ekonomike, me të cilën përballet Europa, ky problem nuk mund të zgjidhet pa ndihmën e Rusisë. Kjo është arsyeja pse Europa duhet t’i lërë menjanë sanksionet kundra Rusisë dhe të rikthehet tek tavolina e bashkëbisedimeve.

Përktheu: Jona Koprencka

Submit a comment