Falsifikuan zgjedhjet, Prokuroria e Lezhës çon në gjyq 8 komisionerë

zgjedhjetProkuroria e Lezhës dërgon për gjykim 8 komisionerë zgjedhorë të KZAZ numër 13, për manipulim të rezultatit zgjedhor në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim 8 persona që kanë pasur funksionin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 13, në Lezhë në zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluar në Qershor 2013, të akuzuar për “fallsifikim të materialit zgjedhor dhe të rezultateve të zgjedhjeve”, të kryer në bashkëpunim” thuhe në njoftim.

Hetimi i prokurorisë së Lezhës është nisur në bazë të kallëzimit të dërguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nga veprimet proceduriale të Prokurorisë, ka rezultuar se anëtarët e KZAZ kanë ndryshuar rezultatin e tabelave të 10 qendrave të numërimit të votave.

Në përfundim të hetimeve, prokuroria e Lezhës ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj shtetasve:
1 – Alketa Hoxha (Kryetare e KZAZ),
2 – Aleksandër Gjonmarkaj (Sekretar i KZAZ)
3- Gjovalin Gjeloshi (Nenkryetar i KZAZ),
4- Leke Prendi, (anetar),
5- Gjergj Doda, (anetar),
6- Bardh Dedgjonaj, (anetar),
7- Vitore Palaj (anetare) dhe
8- Shaqe Marinaj (anetare).

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment