Europa e ndarë në qëndrimin e saj kundrejt Rusisë

BE e ndareRusisë i është bërë thirrje për një ndryshim radikal nga ana e presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, i cili kërkon të krijojë një kanal bisedimesh midis Bashkimit Europian dhe Rusisë.  Më 18 dhejtor u mblodhën në Bruksel të 28 shefat e qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Europian për të debatuar mbi strategjinë e re që do të ndjekin përkundrejt Rusisë. Ky ndryshim duhet të jetë diskret dhe i përgjegjshëm, ka deklaruar Donald Tusk, presidenti polak i Keshillit Europian. Për më tepër ndryshimi do të jetë i vlefshëm nëse do të bëjë përparime në marrëdheniet e Rusisë me pjesën tjetër të botës, argumentoi Federica Mogherini, e cila mban postin e përgjegjëses së lartë. Për më tëpër ky ndryshim nuk mund të kontestohet sepse pikërisht në këtë moment Vladimir Putin po jep shenja të hapjes së vendit të tij edhe pse skeptikve mund t’ju duket e çuditshme ose shenjë  dredhie nga ana e presidentit Rus. Unë preferoj të marr një vendim të vlefshëm për daljen nga kriza deklaroi presidenti francez Francois Hollande në fund të mbledhjes. Ky është vetëm fillimi i fillimit të një procesi, ne e dënojmë me aq fuqi sa kemi qëndrimet e ashpra që Rusia ka mbajtur deri më sot përkundrejt Ukrainës, por ne nuk mund të sillemi në të njëjtën mënyrë, në duhet të dialogojmë, ka theksuar z Juncker duke mbajtur parasysh se Bashkimi Europian mund të ketë vetëm përfitime nga marrëdhënia e mirë jo vetëm me presidentin rus, por me të gjitha shtetet.

Parisi dhe Berlini janë pro përshkallëzimit

 

Të 28 shtetet aderuese të Bashkimit Europian ranë dakord që të mos ringrenë çështjen e sanksioneve për momentin duke marrë parasysh vullnetin e tyre të mirë për të dskutuar. Por nëse do të shikojnë të nevojshme do ta zgjasin afatin kohor për sa i përket ndalimimit të investimeve në Krime. Në këtë fazë të cilën ndodhet raporti i Bashkimit Europian me Rusinë nuk është e nevojshme të pyesim nëse këto plane  ndryshimesh të vendosura nga Bashkimi Europian do të zbusin apo do të acarojnë më tepër situatën. Në të dyja rastet do të duhet një unanimitet i të gjitha shteteve, gjë qëështë e vështirë të mendohet se do të arrihet.

 

Këto sanskione mund të mbetën të njëjtat deri në qershor por Parisi dhe Berlini kërkojnë njëpërshkallëzim” të mundshëm nga Moska, një angazhim të vërtetë me angazhime dhe të respektohet marveshja e Minskut e cila u akordua në shtator.

Sanksionet nuk mund të jenë të kuptueshme nëse ato nuk janë të lidhura me një proces politik të paracaktuar.

Nëse toni i Moskës do të jetë ndopak negativ, nuk ka asgjë për tu shqetësuar, ne do të vazhdojnë të kërkojmë përsëri bisedime, shpjegon një burim zyrtar nga diplomacia e Brukselit. Në këmbim që shteti i Ukrainës të  jetë “Sovran dhe më një territor të bashkuar” Moska do të ofrojë bashkëpunim të mirëfilltë sepse qëllimi i saj është që Ukraina të jëtë “me Rusinë dhe jo kundra Rusisë”  ka deklaruar kancelarja Merkel

 

 

Të aplikohet marrëveshja e Minsk-ut

“Nuk jam optimist  por i përmbahem kontekstit të realitetit”, në këtë mënyrë e përkufizon strategjinë e bashkimit Europian përkundrejt Moskës Donald Trusk. Kjo strategji është për tu debatuar në muajn mars edhe pse Parisi dhe Berlini zyrtar kërkojnë përshkallëzim të situatës duke vepruar përpara afatit të vënë. Këto dy shtete shpresojnë që “grupi i kontaktit” i përbërë nga Ukraina, Rusia dhe përfaqësuesit e OSCE-së do të arrijnë në një akord të qëndrueshëm dhe real për të vënë në zbatim marrëveshjen e Minsk-ut.

Në vazhdën e këtyre negociatave presidenti Hollande dhe Kancelarja Merkel mund të ndërmarrin edhe biseda telefonike me homologët e tyre, në rastin konkret është fjala për Presidentin Rus Putin dhe Presidentin Ukrainas Porochenko. Këto pritshmëri për të vazhduar negociatat  është e sigurtë që do të vijojnë në të njëjtën rrugë. Këtë siguri e marrim nga konkluzionet e samitit ku Bashkimi Europian dhe shetetet të cilat aderojnë kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për ta vazhduar këtë procës reformash. Parlamenti Europian e fton Rusine që t’i përkthejë deklaratat e saj në vepra konkrete, duke filluar që nga ndryshimet e verteta për të organizuar vendin e saj.

Përktheu: J. K

Submit a comment