Eurodeputeti Lars Adaktusson premton bashkëpunim me Kosovën

KosovaaMinistri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku priti sot në takim Lars Adaktusson, deputet në Parlamentin Evropian nga radhët e Partisë Popullore Evropiane.
Sipas KosovaPress, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet kryesore në axhendën evropiane dhe hapat e ardhshëm që na presin pas konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Në këtë takim, ministri Çollaku foli për rrjedhën e procesit të liberalizimit të vizave dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). Gjithashtu u diskutua edhe për trajtimin e dukurisë së migrimit të parregullt, tema këto të cilat i kontribuojnë integrimit sa më të shpejtë të vendit në familjen evropiane.
Nga ana e tij, Lars Adaktusson uroi Çollakun për detyrën e ministrit të Integrimit Evropian, duke premtuar bashkëpunim, në mënyrë që të përmbushet axhenda evropiane e Kosovës.

Submit a comment