Erdogan: Turqia ka qëndrim të qartë mbi grupet terroriste

ERdoanQëndrimi i Turqisë ndaj të gjitha grupeve terroriste, duke përfshirë ato në territorin e saj, si dhe ato të huaja, ka qenë gjithmonë i qartë, dhe gjithmonë do të jetë, tha Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Komentet e Erdogan erdhën në një konferencë për shtyp në aeroportin Ataturk të Stambollit kur ai u nis për në Katar, dy ditë pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry. Ata diskutuan mbi strategjinë amerikane që synon të shkatërrojë të ashtu-quajturin Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë (ISIS).

Erdogan tha: “Ne kemi të përbashkët shqetësimin mbi të gjitha llojet e terrorizmit.

“Ne kemi pasur luftë me grupet terroriste në vendin tonë, por ne jemi të vetëdijshëm për grupet terroriste jashtë kufijve tanë.”

Erdogan dhe Kerry zhvilluan një takim dy orësh në Ankara të premten, ku Sekretari ka përmendur një plan ndërkombëtar për të “shkatërruar” ISIS.

“Ne kemi të njëjtin qëndrim me Katarin lidhur me zhvillimet shqetësuese në rajon dhe mënyrat për t’i kapërcyer ato,” shtoi Erdogan.

Turqia është përmbajtur nga nënshkrimi i një traktati që parashikonte një fushatë të koordinuar, duke përfshirë edhe masat ushtarake, kundër grupit militant.

Dhuna e nxitur nga militantët Isil ka vrarë mijëra persona në Irak dhe ka zhvendosur rreth 1.2 milionë irakianë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment