Erdogan: Turqia e vendosur kundër terrorizmit

erdoanTurqia do të bëjë çdo gjë që duhet të bëhet në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër ISID, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan të martën gjatë një interviste në një program televiziv amerikan.

Në lidhje me operacionet ushtarake, Erdoan ka deklaruar se sulmet ajrore kundër ISID janë vetëm një pjesë e zgjidhjes. “Turqia ka pasur një luftë të madhe kundër al-Kaedës për një kohë të gjatë. Lufta jonë kundër ISID gjithashtu do të jetë e njëjtë. Ne jemi shumë të fortë dhe të vendosur në këtë drejtim”, tha Erdogan.

Presidenti Turk Erdoan i kishte shprehur qëndrimin e tij më parë në Ankara edhe Sekretarit amerikan të shtetit John Kerry, se Turqia do të mund të mbështesë vetëm misionet humanitare për aq kohë sa pengjet turke janë në duart e ISId. Ai vlerësoi shërbimin e inteligjencës kombëtare të Turqisë, që udhëhoqi operacionin për shpëtimin e diplomatëve turq dhe familjarëve të tyre që ishin marrë peng nga anëtarët e organizatës ISID në Mosul të Irakut.

Erdogn ka mohuar se është bërë marrëveshje me grupin terrorist për të liruar pengjet. “Ka shumë spekulime që qarkullojnë, unë mund të them nga këtu shumë qartë se nuk ka pasur ndonjë shpërblim në këmbim të lirimit të pengjeve,” – ka deklaruar Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan

Erdoani mohoi se kurdët sirianë që ikin nga frika e ISID janë një kërcënim për sigurinë në Turqi, por pranoi se duhet bërë kujdes në këtë drejtim. “Nga të gjithë refugjatët që vijnë në Turqi ka disa elementë të caktuar, të cilët paraqesin kërcënim. Shërbimet tona të inteligjencës janë duke punuar për tu përballuar me këtë kërcënim”. Erdoan bëri një krahasim të situatës me atë të vitit 1991, kur Turqia priti rreth një milion refugjatëve kurdë të Irakut, të ikur për shkak të regjimit të Sadam Huseinit.

Erdoan gjithashtu foli edhe për spekulimet në lidhje me luftëtarët e huaj që kalojnë kufirin turk për të shkuar në Siri dhe Irak me qëllim për t’iu bashkuar ISID-it, duke deklaruar se Turqia është trajtuar në mënyrë të padrejtë në lidhje me çështjen e luftëtarëve të huaj që kalojnë nëpër territorin e Turqisë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment