Presidenti Rexhep Tajip Erdoan në ditën e dytë të vizitës në Katar u prit me ceremoni zyrtare nga Emiri i Katarit Sheik Tamim bin Hamad al-Thani.
Ceremonia u zhvillua në Pallatin Mbretëror dhe pas ekzekutimit të himneve kombëtare të të dy vendeve Presidenti Erdoan dhe Emiri i Katarit përshëndetën togën e nderit.
Pastaj Presidentit Erdoan dhe Emiri i Katarit Sheik Tamim bin Hamad al-Thani prezantuan reciprokisht delegacionet dhe hynë brenda për të realizuar takimin kokë më kokë.
Pas takimeve kokë më kokë dhe mes delegacioneve Emiri i Katarit shtroi një drekë për nder të Presidentit Erdoan.
Bisedimet në fokus kanë zhvillimet në Siri dhe Irak, marrëdhëniet dypalëshe si dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë.
Gjatë kësaj vizite do të nënshkruhet edhe disa marrëveshje për bashkëpunim në fushën e energjetikës.
Sipas informacioneve të marra nga Ministria turke e Energjetikës në këtë vizitë zyrtare do të nënshkruhet edhe një marrëveshje për blerje të gazit natyror.
Sipas të dhënave theksohet se në sezonin e dimrit të 2014-2015 Turqia do të importojë nga Katari 1.2 miliardë metër kub gaz natyror. Për Turqinë, e cila konsumon rreth 45 miliardë metër kub gaz në vit kjo shifër mbase është e ulët, por analistët thonë që ky është një hap i rëndësishëm për gjetjen e alternativave të tjera për sa i përket furnizimit të popullatës me gaz natyror.
Katari është eksportuesi më i madh në botë gazit natyror të lëngshëm dhe ka një rezervë prej 885 trilion metër kub.
Katari është vendi i tretë që Erdoan viziton pas zgjedhjes si President i vendit. Vizitat e mëparshme i kishte realizuar në Republikën Turke të Qipros së Veriut dhe në Azerbajxhan.